Ne 15 prill 2012, do te mbushet fiks nje shekull qe nga mbytja e Titanikut, qe me fatin e tij tragjik qe ne udhetimin e pare ne det eshte shnderruar ne anijen me te njohur te historise.
Tragjedia qe i mori jeten me shume se 1 500 personave ka terhequr vazhdimisht vemendjen njerezore, e cila e ka nxjerre transoqeanikun nga varri i tij ne fundin e Atlantikut, per ta perjetesuar ne filma, libra apo dokumentare te shumte.
Megjithate, disa aspekte e detaje te anijes dhe 15 prillit te 100 viteve me pare i kane shpetuar pothuajse gjithmone vemendjes. Keto jane dhjete gjera qe njihen shume pak rreth Titanikut.
- Ne mbremjen e 14 prillit, kur anija goditi nje akullnaje, udhetareve te klasit te pare iu sherbye nje darke qe perfshinte stridhe (nje lloj kermilli deti), salmon i zjere, fileto viēi, qengj me salce dhe nenexhik, ēokollate e shkrire dhe buding. Secila pjate shoqerohet me nje lloj te ndryshme vere, pijesh alkoolike dhe puro apo cigare te shtrenjta.
- Titaniku kishte te perditshmen e tij ne bord, The Atlantic Daily Bulletin, i cili perfshinte lajmet me te fundit nga bursa, rezultatet e garave te kuajve apo thashethemet e shoqerise se larte. Te gjitha informacionet transferoheshin per tu shtypur me pas ne anije nepermjet telegrafit.
- Anija me e madhe ndertuar ndonjehere ne kohen e mbytjes ishte e pajisur me shume lukse, perfshi banjo turke, librari, nje dhome skuoshi apo pishine me uje te ngrohte. Titaniku kishte edhe nje salle kirurgjie, i pajisur me mjete per operacione te nderlikuara.
- Ndersa ne bordin e anijes ndodheshin disa prej personave me te pasur e te njohur ne bote, ne te kishte edhe dy mungesa te rendesishme. Financieri J.P. Morgan dhe ēokollatberesi i famshem, Milton S. Hershey, gjithashtu kishin prere bileta, por anuluan ne momentin e fundit.
- Me pak se nje muaj nga mbytja, aktorja Dorothy Gibson, nje e mbijetuar e Titanikut, ishte protagoniste ne filmin pa ze E shpetuar nga Titaniku, ne te cilin pershkronte historine e saj personale. Ky ishte filmi i pare, nga dhjetera qe do te pasonin rreth anijes.
- Shume gjera nga Titaniku vazhdojne te mbijetojne. Muzeu i Titanikut ne Boston, me i madhi i dedikuar tragjedise, ka nje koleksion te rralle, qe perfshin varkat e shpetimit, komardaret, flamurin britanik te vendosur mbi anije, menu nga darka, nje qilim te shtruar ne klasin e pare, letra dhe kartolina te marra me vete ne bord dhe nje kembane te vendosur ne uren e anijes.
- Sipas britanikes Mirror, violina qe i perkiste kryemuzikantit te bere te famshem se udhehoqi grupin e tij ne kuverte me ritme gazmore deri ne minutat e fundit perpara mbytjes, eshte gjetur rishtas. Testimet e nevojshme po realizohen per te verifikuar kete pretendim dhe nese do te rezultoje i vertete, violina e marre nga fundi i detit mund te kete nje vlere prej dhjetera miliona dollaresh.
- Ish-shtepia e nje prej te mbijetuarve me te njohur te Titanikut, ne Denver, eshte shnderruar ne nje muze. Behet fjale per shtepine e Margaret Braun, e bere e famshme pas tragjedise si e pambytshmja Moli Braun. Ne filmin e interpretuar nga Di Caprio dhe Winslet, ajo eshte gruaja e vetme qe lufton me nje marinar dhe ne fund ia del mbane te ktheje nje varke, per te marre te mbijetuarit ne det, duke shpetuar edhe heroinen e filmit, Rose. Pak e dine, por kjo eshte nje histori e vertete.
- E mbijetuara e fundit e Titanikut nderroi jete ne vitin 2009. Millvana Dean ishte vetem nente vjeē ne momentin e tragjedise. Ajo nderroi jete ne moshen 106-vjeēare ne nje azil, disa muaj pasi Di Caprio dhe Winslet rane dakord te paguanin shpenzimet per trajtimin e saj.
- Shume burime pretendojne se banda e muzikanteve te famshem luajti si kenge te fundit ne ēastet e fundit te anijes mbi uje kengen Afrohu o Zot tek une. Megjithate, Harold Bride, i vetmi i mbijetuar nga banda muzikore, ne nje interviste per New York Times ne vitin 1912, zbuloi se kenga e fundit kishte gjene marshi i Vjeshtes.