Suksesi i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi duket se nuk ka te ndalur. Ne Turqi ajo eshte kthyer jo vetem ne nje personazh shume te dashur per publikun, por edhe ne nje rivale te frikshme per te gjitha femrat e spektaklit turk, te cilat po ndihen te kercenuara nga bukuria, inteligjenca dhe talenti i Almedes. Fillimisht ne Dancing with the Stars, ku Almeda shfaqi talentin e saj te padiskutueshem ne kercim dhe u rendit ne vendin e trete. Dhe tani ne nje tjeter eksperience te rendesishme ne reality show-n Survivor, ku Almeda ka terhequr gjithe vemendjen e medias turke, fale aftesise se saj per tu pershtatur ne kushte mjaft te veshtira te mbijeteses, por duke nxjerre nga veshtersia gjithe pjesetaret e ekipit te saj. Ka shperthyer si furtune ne Survivor, duke marre perpara te gjithe rivalet e saj, me fizikun dhe fuqine e saj, Almeda po i lodh te gjithe konkuretet e tjere, shkruajne mediat turke, duke iu referuar garave dhe sfidave ne pjesen me te madhe e cila Almeda ka dale fituese. Almeda eshte quajtur nga prezantuesi i njohur turk Acun ylli lojrave.
Almeda keto dite ka qene dhe ne vemendje te shtypit roze turk, per nje lidhje te mundshme dashurie me futbollistin turk Sergen Yalcin, i cili gjithashtu eshte pjese e Survivor.
Eshte aluduar per nje histori mes te dyve, per shkak se i kane pare shpesh te rrine prane njeri tjetrit gjate jeteses ne ishujt domenikane, megjithate futbollisti Yalcin ka deklaruar per shtypin se mundesia qe ai dhe Almeda te jene ne nje lidhje eshte zero. Midis meje dhe Almedes nuk ka asnje ndjenje.
Kerkoj ta theksoj kete fakt dhe te mos degjoj te flitet me per te, ka thene futbollisti turk, i cili nga tonet e deklarates duket disi i besdisur nga fjalet. Nderko Almeda, nga ana e saj, nuk ka pranuar te prononcohet fare.
Almeda Abazi flitet per nje lidhje dashurie me futbollistin turk Sergen Yalcin!
LePuRuShJa- ♫ Stafi Administrues ♫
- Shteti :
Gjinia :
Antarėsimi : 11/09/2007
Nr i postimeve : 122965
Pikėt : 260987
Votat : 311
Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!
No Comment.