BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Big Brother Albania 5″ ne nivelin e “Kafazit te Arte”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14042012

    Buzqeshje “Big Brother Albania 5″ ne nivelin e “Kafazit te Arte”

    Mesazh nga LePuRuShJa

    BB5 ka perfunduar ekzaktesisht si “Kafazi i Arte”, qe dikur zihej nje konkurrent i quajtur “ujku” (i arrestuar disa here per rrugaceri) me disa te tjere, dhe gjithe diten per 2 muaj ai show ishte vetem sherre, kercenime, fyerje, mburrje “une do fitoj, ti do humbesh, une do te te eleminoj, ti s’je askushi”. Jo rastesisht keto jane te njejtat fjale qe po perdoren ne edicionin e 5-te te BB, sepse eshte i njejti nivel, por i ofruar nga emra te medhenj vendas e nderkombetar. Sinqerisht jam i befasuar qe nje format me patente te Endemol te arrije te krahasohet me nje show si “Kafazi i Arte” qe organizohej ne nje godine te braktisur… Eshte e Turpshme, sesi nje program i suksesshem kudo ne bote dhe qe ofrohet nga kompania me e madhe mediatike ne vend, si Top Media, te perfundoje ne nje sherr rrugacesh, 18 ore ne dite ne TV, duke filluar qe nga nje 52 vjecar prepotent e diskriminues qe s’ka lene krahine te Shqiperise pa fyer, e deri tek nje 18 vjecare qe gjithcka e kerkon e kercenon eshte krevati, ku perfshihen nje fshatar 24 vjecar qe vetem kercenon e fyen si “te fortet” e viteve ’90, nje tjeter 32 vjecar qe banalitetin e ngacmimet boshe i ofron si emancipim apo nje provinciale 20 vjecare qe eshte shembulli tipik i te rinjve nga provincat qe kur vijne ne Tirane kthehen ne karikatura te shoqerise etj!

    Sa larg eshte ky show nga ai i 3 viteve me pare (BB2) qe edhe pse eshte nje show per argetim trajtoi ceshtje familjare si braktisja nga nje baba, konflikte te mentaliteteve, ceshtje te kanunit apo drama te shkaktuara nga droga, te gjitha te trajtuara me aq klas e finese nga nje italiane, qe nuk e njihte aspak Shqiperine por njihte shkelqyeshem profesionin e saj.

    Cfare historish i ka ofruar ky edicion shikuesve?! Une po heq dore nga ky BB, por Uroj qe ne te ardhmen, ky program te mos perdoret vetem si nje thesar te ardhurash qe prodhon, por edhe te investohet per te afruar disa profesioniste qe dine te perzgjedhin njerez interesant e jo monstra te ketij tranzicioni shqiptar. Shikim te kendshem e nerva te forta te gjithe ju qe do te vazhdoni ta ndiqni.

    Shkruar nga nje Fans i Big Brother Albania
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/11/2024, 09:30