BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ervin Bejleri perkrah yjeve te Hollivudit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    16042012

    Buzqeshje Ervin Bejleri perkrah yjeve te Hollivudit!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    ‘Sins Expiation’ eshte filmi nga regjisori italian Carlo Fusco ku perkrah nje kasti hollivudian interpreton edhe aktori shqiptar Ervin Bejleri. Michael Madsen, Danny Glover dhe John Savage jane emrat e njohur te kinematografise boterore qe interpretojne ne kete film me buxhet te ulet. Bejleri, i cili eshte bere i famshem me rolet e tij ne ‘Portokalli’ shprehet: “Une kam qene ne javen e fundit te xhirimeve te filmit dhe fatkeqesisht nuk i kam takuar keta aktore, por do i takoj kur te promovohet filmi.” I ftuar ne studion e ‘Pasdite ne Top Channel’, se bashku me regjisorin italian Carlo Fusco, aktori shqiptar tregoi eksperiencen e tij: “Nuk kam folur me theks sicilian, por i falenderoj figurantet siciliane qe me ndihmonin me batutat. Ne film bej edhe nje batute ne shqip.” Ndersa regjisori italian shtoi: “Eshte nje histori surreale qe flet per mafian, por jo vetem. Ngjarjet ndodhin ne Sicili. Nje italo-amerikan kthehet ne vendlindje dhe kerkon te marre te gjithe tregun e kriminalitetit.” “Nuk e njihja kinemane shqiptare dhe nuk e dija ne ishte i afte apo jo Ervini. Mua me pelqeu kur e pashe ne aksion, ka pasion dhe nuk e them se jam ketu ne Shqiperi. Aktoret italiane nuk e kane me kete pasion e prandaj zgjodha Ervinin”, thekson Fusco. Ne lidhje me afrimin e aktoreve hollivudiane, regjisori italian shpjegoi: “Gjithcka lindi nje vit me pare ne Festivalin e Kanes, aty njoha Danny Glover. Kur i ofrova nje rol ai me kerkoi qe te shikonte nje film timin te meparshem.

    E pa dhe pranoi oferten, por filmi nuk u realizua per mungese fondesh atehere. Kur erdhi nje mundesi tjeter ai serish pranoi. Glover ishte njeri i thjeshte, qe ka pasur vuajtjet e tij ne femijeri dhe kishte humanitetin qe shume aktore te tjere nuk e kane. Ai me pyeti nese doja amerikane te tjere ne film. Une doja shume, por nuk kishim buxhet. Gjithsesi ai i mbushi mendjen Michael Madsen-it e te tjereve qe te ishin pjese e filmit tim.”

    Ne fund, regjisori italian beri te ditur se ka nje projekt tjeter ne mendje dhe Ervin Bejleri do te jete serish pjese e projektit.

    ‘Sins Expiation’ do te shfaqet se shpejti ne kinemate Imperial dhe Bejleri theksoi se Danny Glover ose Michael Madsen me shume mundesi do te vijne ne premieren e tij ne Shqiperi. /top channel/
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 15/11/2024, 11:45