Te kontrollosh barke me telekomande, ajo qe deri tani ishte nje loje per femijet mund te kthehet ne nje eksperience reale.
Behet fjale per nje jaht ultra-teknologjik qe mund te kontrollohet pa qene ne kabinen e pilotit, por me nje iPad te thjeshte, me kusht qe largesia nga jahti te jete jo me shume se 50 metra.
Adastra eshte dizenjuar nga John Shuttleworth i sponsorizuar nga miliarderi Anto Marden dhe per ta perfunduar jane dashur 5 vite pune.
Jahti eshte i gjate 42.5 metra dhe 16 metra i gjere. Adastra peshon 52 tonelata dhe kushton 18 milione euro. Miliarderi Marden e ka porositur per te lundruar ne dy ishujt e tij private qe zoteron ne brigjet e Indonezise. Jahti mund te mbaje ne bord 9 pasagjere.