Shkencetaret thane se kontinenti i shkretetires, Afrika gjendet mbi nje rezervuar nentokesor uji.
Ata argumentojne se vellimi i ujit eshte 100 here me i madh se sasia e ushqimit mbi siperfaqen e tokes.
Ekipi i shkencetareve ka skicuar harten e detajuar te shkalles dhe potencialit te burimeve te fshehta. Duke shkruar ne gazeten online Enviromental Research Leters, ata nenvizojne se shpimi ndoshta nuk eshte menyra me e mire per te shtuar burimet e ujit.
Ne te gjithe Afriken mbi 300 milione njerez nuk kane uje te pijshem. Kerkesa per uje parashikohet te shtohet ndjeshem ne dekadat e ardhshme, si pasoje e rritjes se popullsise dhe per sistemet e vaditjes per te rritur te mbjellat. /ikub/