Te luash lojera ne kompjuter mund te jete po aq efektive sa trajtimi ndaj depresionit per te rinjte qe kane probleme te tilla.
Sipas nje studimi te ri te publikuar ne faqen e British Medical Journal, ne vend qe te konsultohen balle per balle me terapistet adoleshentet duhet te luajne ne kompjuter.
Kjo gje ben qe sindromat e depresionit dhe ankthit te ulen me 35%. Kjo lloj terapie e re sigurisht qe eshte me e lire dhe me e lehte per adoleshentet qe kane probleme.
187 te rinj u moren ne studim ne Zelanden e Re. Te rinjte u ndane ne dy grupe: grupi i pare u trajtua me psikologe, ndersa grupi i dyte duke luajtur video-game. Ne perfundim te vezhgimit u vu re se personat me te shumte qe u rehabilituan ishin ata qe u trajtuan me lojera.