BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sherif Merdani nderohet me titullin “Nderi i qytetit te Korcės”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    27042012

    Buzqeshje Sherif Merdani nderohet me titullin “Nderi i qytetit te Korcės”

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Nė njė ceremoni festive nė sallen e Teatrit “A.Z.Cajupi” Korce, u nderua me titullin “Nderi i Qytetit te Korces” kengetari i mirenjohur i muzikes se lehte shqiptare, Sherif Merdani, me motivacionin, per kontribut te spikatur interpretimin e kenges se lehte shqiptare dhe asaj qytetare korcare si dhe per rezistence dhe aspirata te larta per liri e demokraci. Me kete rast, kengetari falenderoi pjesemarresit e shumte dhe Keshillin Bashkiak te Korces, per nderin qe i bene, me nje koncert te vertete live, i shoqeruar nga djali i tij i talentuar Gerald Merdani. Sherif Merdani lindi ne Korce me 5 maj 1940, ne nje familje me tradita atdhetare. Studimet e para i kreu ne vendlindje, per mesuesi ne vitin 1957 ku thithi edhe nektarin e serenates korcare. Punoi si mesues fillimisht ne Vendreshe te Skraparit e me pas, pas mbarimit te studimeve te larta, u emerua mesues ne Orenje, Cermenike, Librazhd. Ne vitin 1973, pas pjesmarrjes me sukses ne Festivalin e 11 te muzikes se lehte ne RTSH, arrestohet dhe denohet nga regjimi monist ne fillim me 2 vite burg, qe me pas, me ridenimet e njepasnjeshme, shkuan ne 18 vite denim, prej te cilave beri 16 vjet vuajtje ne burgjet famekeqe te Spacit, Burrelit, Qafe Barit,etj.

    Ai njihet si kėngetar i madh shqiptar i muzikės sė lehtė shqipe. Ka kėnduar sidomos kėngė tė kompozuara nga Kastriot Gjini.
    Nė vitet ’90-te ka punuar si diplomat nė ambasadėn shqiptare nė Rome.

    Disa nga kėngėt e tij tė asaj kohe janė, Kartolina, A do vish sivjet nė plazh, Duart e tua (kėnduar nė festivalin e 11), Se kėnduam “let it be”, Simfonia e nėnės, Shokė tė pandarė, Takim pas vitesh, Sot ora shtatė etj.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 15/11/2024, 13:49