Ku ke qene? Perse nuk pergjigjesh ne telefon? Kush eshte ajo dhe perse te pershendeti? Sa here i kemi bere keto pyetje partnerit dhe sa here kemi dyshuar ne sinqeritetin e fjaleve te tij. Gabimi eshte kur i zeme bese vetem fjaleve.
Si fillim nese dyshoni per ndonje gje pyeteni direkt partnerin tuaj pa qene e nevojshme ti vini rrotull muhabetit ose te kerkoni ne gjerat e tija. Kini kujdes, beheni kete gje kur ju jini e qete, per te qene ne gjendje te shikoni fytyren dhe gjestet e tija.Ai do e shikoj qe ju nuk po i besoni shume fjaleve qe po thote dhe keshtu do te jete i detyruar te thote te verteten.
Mbani mend qe ti jepni vemendje asaj qe quajme " komunikim jo verbal", domethene shikoni me shume levizjet qe ai ben me trupin e tija, sesa fjaleve. Trupi thote gjithmone te verteten! Gjithashtu mos harroni qe pjese e trupit tuaj eshte ajo qe ju nuk arrini te kontrolloni me shume. Prandaj shikoni here pas here kembet e tija dhe levizjet qe ai ben, gjate kohes qe i kerkoni dicka.
Jepini gjithashtu vemendje ketyre gjesteve kur ai flet: kur kruan hunden ( ne sipefaqe) dicka po e intereson . Pra nese e pyetni per nje vajze dhe ai kruan hunden , ndoshta ai eshte i interesuar per ate. Nese vendos nje dore ne xhep gjate diskutimit , ndoshta ka dicka qe po fsheh.
Nese nje person eshte i eksituar seksualisht bebja e syrit do te zmadhohet . Ne qofte se genjen , ne pergjithesi, do ju shikoj direkte ne sy per te kontrolluar qe ju i besoni genjeshtres se tija; gjate kohes qe do vendosi shikimin mbi ju , do te kujtoj dicka reale. Nese doni te dini se ku ka kaluar mbremjen, listojani vendet. Merreni shenim dhe kerkojini te perseri te gjithe pjesen ne te mbrapsht, nese nuk arrin ta bej , ndoshta genjen. /ikub/