BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Speciale/ 10 tipat mė tė zakonshėm nė Facebook. Ju ku e gjeni veten?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Speciale/ 10 tipat mė tė zakonshėm nė Facebook. Ju ku e gjeni veten?

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/5/2012, 10:48

    Speciale/ 10 tipat mė tė zakonshėm nė Facebook. Ju ku e gjeni veten? Facebook_mania

    Tiranė, NOA.al/ Lorena Xhazairi - Nuk ka asnjė person tė ngjashėm me njė tjetėr. Kjo vlen edhe kur flasim pėr rreth njė miliard njerėz. Por kur vjen puna nė sjelljen qė mbajmė nė Facebook, vihen re ngjashmėri tė ēuditshme mes afro 1 miliard pėrdoruesve tė rregullt tė rrjetit social, tė cilėt harxhojnė shumė orė nga dita e tyre nė kėtė website. Studiuesit e sjelljes nė kėtė rrjet vėnė re se janė krijuar “tipa” socialė nė Fecabook dhe ka shumė pak individualitet. Kjo do tė thotė se interneti po “zhbėn” njė element jo pak tė rėndėsishėm tė jetės, individualitetin.

    Psikologėt kanė arritur tė dallojnė 10 profile tė ngjashme, rreth tė cilit mund tė grupohen gjithė pėrdoruesit e internetit. Lexojini dhe mendoni se nė cilin “tip” mund ta gjeni veten.

    Koleksionuesi i miqve

    Nėse njė pėrdorues i zakonshėm ka 150 miq, njė koleksionues ka mė shumė se 1000 tė tillė. Vėshtirėsia ėshtė ta kalosh shifrėn 1000, mė pas numrat shtohen vetė me njerėz qė nuk i ke takuar dhe ka mundėsi tė mos i takosh kurrė. Si arrihet kjo gjė? E thjeshtė, mjafton tė bėni “mik” kė ju del pėrpara. Dhe kur keni mbi 1000 miq, tė tjerėt afrohen kollaj.

    Improvizuesi

    Dallohet pėr nga numri i komenteve. Ėshtė njė person qė ka gjithmonė diēka pėr tė komentuar, edhe pse nė disa raste krejt pa vend. Ai ka aftėsinė tė hedhė ēdo ditė apo orė njė foto, njė shprehje tė veēantė, apo aplikacione nga mė interesantet. Janė gjėra tė zakonshme, ndonjė herė edhe banale, por qė thuajse gjithmonė krijojnė reagime.

    Vėzhguesi

    Nuk e sheh kurrė nė Facebook, pėrveē disa rasteve tė rralla. Por mė pas zbulon se ai di ēdo gjė pėr tė gjithė nė Facebook. Ky ėshtė tipi i vėzhguesit, ėshtė aty, por nuk shihet. Admiron tė shohė i fshehur statuset e miqve dhe tė kontrollojė fotot e tyre pėr tė rejat e fundit, sidomos ato tė seksit tė kundėrt. Tek e fundit shumė tė tillė mendojnė se Facebook ėshtė revista mė e madhe gossip nė botė.

    Shėtitėsi

    Ėshtė mashkull, nėn 30 vjeē dhe me njė pozitė tė mirė sociale dhe monetare. Ky tip adhuron tė hedh foto nga udhėtimet. Ėshtė dėshira pėr t’i treguar miqve se ai nuk ka lėnė vend tė botės pa shkuar dhe lokal shik pa frekuentuar. Shkon nė njė vend, bėn dy ose tre foto dhe ikėn menjėherė pėr t’i hedhur nė Facebook. Kjo ėshtė mėnyra e tij pėr tė na thėnė ne qė e shohim nga tavolinat ku punojmė gjithė ditėn, se ai di ta shikojė jetėn mė mirė. Njerėz tė tillė dikur shkonin dhe vendosnin flamurin nė majėn mė tė lartė tė malit pikėrisht pėr kėtė gjė, sot nuk lodhen shumė ėshtė Facebook.

    Lojtari

    Kėtė tip do ta kishim harruar sikur shpesh herė tė mos na shfaqej emri i tij nė Facebook nė krah tė ndonjė reklame loje. Dhe emri i tij shoqėrohet gjithmonė me fjalėt; Zynga, FarmVille ose Mafia Wars. Kjo gjė na kujton se ėshtė dikush nė botė qė po mbledh me shumė dashuri speca, qepė, domate, apo po ndėrton me shumė mund njė qytet. Ky tip pėrdoruesi i Facebook-ut ka njė dashuri tė lindur edhe pėr sondazhet dhe anketat qė qarkullojnė nė profilin e tij.

    Neo-Mama

    Thuhet se pas lindjes sė fėmijės sė parė ēdo nėnė e re ka dėshirė qė t'u tregojė tė tjerėve dashurinė qė ka pėr fėmijėn. Ėshtė diēka natyrale dhe shumė pozitive. Kjo gjė vjen e transferuar dhe nė Facebook. Madje, kush mė mirė sesa Facebook-u mund tė pėrdoret pėr tė treguar kėtė gjė. Aty do tė gjeni emocionet e para, fotot e para, peshoren e parė, dhėmbin e parė. Ndonjėherė mungon vetėm masa e pampers - bebilinave.

    Moralizuesi

    Ai flet pėr ēdo gjė, qė nga pagat e deputetėve, tė drejtat e kafshėve, kriminaliteti dhe deri te martesat gay. Ky tip e sheh Facebook-un si njė mundėsi tė mirė pėr tė bėrė moral dhe pėr tė reflektuar mbi padrejtėsitė e kėsaj bote. Pak a shumė ėshtė njeriu qė nė gjimnaz shkonte nė ēdo protestė dhe u jep tė drejtė tė gjithėve, por, se cili ėshtė mendimi i tij askush nuk e di as sot. Megjithatė ėshtė i gatshėm t'i japė mend kujtdo.

    Ekzistencialisti

    E bukura e Facebook-ut ėshtė se mund tė thuash kur tė duash atė qė do. Tek e fundit do tė gjendet gjithmonė dikush qė do tė dėgjojė. Ekzistencialisti mundohet tė hedhė nė status ēdo detaj nga jeta e tij. Janė statuse qė ndonjė herė ju acarojnė; “Isha kėtu... Jam atje... Sa bukur... U mėrzita, etj.”. Tek e fundit kjo ėshtė dėshira e tij, qė tė tjerėt tė kuptojnė qė ai ekziston. Dhe kėshtu dimė ēdo gjė pėr tė, ēfarė bėn, ēfarė vesh, pi, ha, me kė del, kė ka tė fejuar dhe me kė po flirton. Privatėsia nuk ėshtė se i intereson shumė.

    Miku dėgjues

    Ėshtė dikush nė listėn e miqve tuaj qė mund t’ua ketė sjellė nė majė tė hundės me videot. Ai e kalon gjithė ditėn duke hedhur video dhe kėngė tė preferuara. Shpeshherė tė njėjtėn kėngė pėr ēdo ditė. Mos u mėrzisni, derisa ai tė heqė dorė nuk keni ēfarė t'i bėni, veēse ta hiqni nga lista.

    Hermetiku

    “Nėse jo tani, kur...”, “Mezi po pres”, “Uau ēfarė lajmi”... I kini parasysh kėto statuse mbushur me plot “mister”. Ky ėshtė tipi i hermetikut nė Facebook qė nuk do t’i tregojė tė gjitha. Nė fakt atij nuk i intereson ajo qė po bėn, por do tė shohė se kush nga miqtė e tij ėshtė i interesuar t'a marrė vesh. Truku ėshtė i thjeshtė, njė frazė e nisur dhe tre pika qė vazhdojnė pėr tė ngjallur kuriozitet. Nė fakt gjithmonė dikush e ha karremin dhe nis e pyet nė inbox ose direkt nė uall (mur). l.r/noa.al

      Ora ėshtė 26/4/2024, 23:41