Kete e kane vertetuar shkencetaret e "Harvard Medical School" nė Bostoni.
Vera e kuqe eshte nje nga ēelesat per te siguruar nje jete sa me te gjate. Kete e kane vertetuar shkencetaret e "Harvard Medical School" tė Boston nė SHBA. Studiuesit amerikane kane zbuluar sesi rezveratroli, perberes anti-plakje me aftesine per te reduktuar rrezikun e kancerit, semundjeve kardiake dhe obezitetit, mund te shtoje furnizmin e energjise per qelizat. Kjo duhet te ndodhe, megjithate, vetem ne pranine e genit "sirt1", kyēi i vertete per jetegjatesine dhe energjine.
Specialistet e "Harvard Medical School" kane testuar rezveratrolin te minjte, te cilet i jane nenshtruar nje diete plot yndyrna, duke verejtur nje permiesim te shendetit dhe nje shtim te zgjatjes se jetes. Objektivi i shkencetareve, tashme eshte te mberrijne ne nje ilaē, qe t'i jap njeriut perfitime te barabarta me 8 mije shishe vere te kuqe.
Resveratroli, i gjendur nė lėkurat e rrushit, siē shpjegojnė ekspertėt, rrit aktivitetin e mitokondrive, organet e pėrfshira nė frymėmarrjen qelizore, furnizues te energjisė pėr qelizat dhe thelbėsore pėr jetėn e shėndetshme dhe jetėgjatėsinė. "Rezultatet kane qene befasisht te qarta - ka bere me dije doktor David Sinclair, qe ka udhehequr kerkimin -. Studimi i fundit ka treguar sesi resveratroli, permes genit "Sirt1", shton energjine qe gjeneron aktiviteti i qelizave".