BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tragjedi, shpėrthen depo e armėve nė Gėrdec

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    15032008

    Buzqeshje Tragjedi, shpėrthen depo e armėve nė Gėrdec

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Pesė persona kanė vdekur dhe tė paktėn 200 tė tjerė janė plagosur nga njė varg shpėrthimesh nė njė depo municionesh nė fshatin Gėrdec tė Vorės, nė afėrsi tė Tiranės.


    Lajmi ėshtė konfirmuar nga zyra e shtypit e kryeministrit.


    Mediat lokale njoftuan se numri i tė plagosurve mund tė jetė edhe mė i madh, ndėrkohė qė shumica e tė plagosurve janė civilė.


    Shumica e viktimave, pėrfshirė gra dhe fėmijė, tė cilėt arritėn nė spitale, ishin nga fshatrat pėrreth.


    Zyrtarėt e qeverisė thanė se shpėrthimet besohet tė kenė ndodhur nė kohėn kur tre ekipe ekspertėsh, pėrfshirė disa amerikanė, po asgjėsonin municionet e deponuara nė bazė.


    Kryeministri Sali Berisha tha se "situata ėshtė shumė serioze dhe alarmante".


    "Tė paktėn 155 veta janė hospitalizuar, 70 ndodhen nė spitalin e Durrėsit, 70 nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė dhe 15 nė Spitalin Nėnė Tereza", tha ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka.


    Ai tha se "personat qė janė hospitalizuar kanė ardhur nga fshatrat e afėrta, sepse ambulancat nuk kanė mundur tė afrohen te vendi i incidentit, ku shpėrthimet po vazhdonin".


    Kryeministri Sali Berisha tha se janė dėrguar helikopterė tė ushtrisė pėr t'i evakuuar banorėt e fshatrave qė ndodhen nė afėrsi tė depove ushtarake.


    Forcat e KFOR-it nė Kosovė kanė dėrguar me qindra qese gjaku dhe mjete ndihmėse pėr mbrojtjen shqiptare.


    Ministria e Mbrojtjes tha se disa shtete, si Turqia dhe Maqedonia, kanė treguar gatishmėri pėr t'u gjendur pranė me logjistikė dhe burime njerėzore pranė ekipeve tė shpėtimit.


    Forcat speciale tė policisė njoftuan se janė duke e mbaruar evakuuimin e zonės ku gjendet depoja e armatimit nė Gėrdec, mirėpo ekpiet e mbrojtjes ende nuk kanė hyrė nė zonėn e depos ku ka ndodhur shpėrthimi.


    Shpėrthimi ka qenė aq i fuqishėm sa ėshtė dėgjuar edhe 100 kilometra mė larg nė Maqedoni. Zėdhėnėsi i policisė, Ivica Kotevski,ka thėnė se nė shumė shtėpi janė dridhur dritaret.


    "Shumė njerėz na raportuan pėr shpėrthime tė fuqishme, por nuk ėshtė regjistruar asnjė incident", ka thėnė Kotevski.


    Kryeministri Berisha ka marrė njė telefonatė nga presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i cili shprehu tė gjithė mbėshtetjen dhe keqardhjen e tij tė thellė dhe tė qytetarėve tė Kosovės pėr kėtė ngjarje tragjike dhe solidaritetin me Qeverinė shqiptare dhe gjithė Shqipėrinė.


    Kryeministri Berisha dhe presidenti Topi kanė pasur gjithashtu mesazhe ngushėllimi dhe solidariteti nga presidenti francez, Sarkozi, ministri i Jashtėm, Kushner, dhe personalitete tė tjera tė BE-sė.


    Shqipėria ėshtė duke e asgjėsuar arsenalin e saj dhe po modernizon ushtrinė e saj, me qėllim qė tė marrė ftesė pėr NATO, muajin e ardhshėm, nė Samitin e Bukureshtit.
    Share this post on: reddit

    LePuRuShJa

    Mesazh 10/4/2008, 13:43 nga LePuRuShJa

    Vdes nje tjeter i plagosur nga tragjedia e Gerdecit, duke e cuar ne 25 numrin e viktimave .
    Qemal Deliu 48 vjeē nderroi jete ne spitalin e Brindizit ne Itali per shkak te plageve te renda qe mori nga shperthimi i 15 marsit.
    48 vjeēari eshte viktima e 5-te e familjes Deliu me e goditura nga tragjedia qe shkaktoi edhe rreth 300 te plagosur.

      Ora ėshtė 20/5/2024, 11:01