Facebook po nxjer jashte loje "sms"-te, sepse ata qe kane nje iPhone, Samsung Galaxy ose nje smartphone cfaredo preferojne te perdorin aplikacionin e rrjetit social per te komunikuar me miqte, ne vend qe te dergoje mesazhet e vjetra.
Per vite me radhe, nje nga burmet me te medha te operatoreve telefonike kane qene sms-te, qe shpesh perbenin edhe nje lehtesi komunikimi ne krahasim me telefonaten. Mirepo tani, me perhapjen gjithmone e me te madhe te smartphone, zakonet e komunikimit po ndryshojne dhe perdoruesit preferojne te komunikojne permes Facebook, ne vend te mesazheve te vjeter. Ky eshte rezultati i nje kerkimi te kryer nga kompania e konsulences per telekomunikacionet, Strand Consult.
Me shume se 800 milione persona perdorin Facebook dhe me shume se 425 milione hyjne neper rrjetet shoqerore permes telefonit celular. Duke verejtur minutazhin e perdorimit, dallohet sesi Facebook gjeneron me teper trafik dhe me teper mesazhe sesa operatori me i madh telefonik boteror. Studimi evidenton edhe kercenimin e madh te rrjeteve sociale per operatoret telefonike, qe mund te demtohen shume nga perdorimi i vazhdueshem i Facebook.