Ka qene si gjithmonė emocionues vendimi i radhės pėr largimin e njė prej personazheve VIP nga Dancing Albania, por mbrėmjen e te enjtes sfida vuri pėrballė dy bukuroshe dhe mikesha te ngushta, duke e bere eliminimin me te vėshtirė dhe prekės. Afėrdita Dreshaj, u largua kėshtu nga gara me e madhe e kėrcimit ne ekranet shqiptare, pėr te lėnė ne spektakėl kėngėtaren Adelina Tahiri. Me herėt gjate mbrėmjes 7 yjet e mbetur ne gare, performuan edhe kėtė puntate ne disiplina te ndryshme qe nga klasiku vals e deri tek sensualja rumba, ku personazhet si ēdo te enjte u veshėn me elegance nga Ardi Asllani. Prokuksioni i Tring Dixhital e Vizion Plus, i cili i kushtohet tėrėsisht kėrcimit dhe emocioneve qe te fal ai, nisi ne fakt me njė homazh kushtuar mjeshtrit te koreografisė, Agron Aliaj, i cili u nda nga jeta paraditen e te enjtes. E ftuar speciale ishte edhe kėngėtarja Besa me njė nga hitet e saj me te reja, por e veēanta e mbrėmjes mes surprizave ishte musicali qe stafi i balerinėve profesioniste, personazheve VIP, Anjeza Shahinit, Albi Xhepes dhe orkestrimit te veēante te Alfred Kaēinarit, prezantuan nen ritmet e kėngėve me te bukura te legjendareve Queen. /VizionPlus/
No Comment.