Kapsula hapesinore e "Space X" ka mberritur me ne fund ne Stacionin Nderkombetar Hapesinor (ISS). Reuters ka rrefyer impresionet e astronauteve dhe sesi eshte zhvilluar "zbarkimi" i kapsules se pare private qe ka mberritur ndonjehere ne hapesire. Mesohet se astronautet kane terhequr ngarkesen fale krahut robotik te gjate 17.7 metra, duke marre konfindence me ate qe ne te ardhmen do te jete mjeti kryesor per te derguar njerez e materiale ne bordin e Stacionit. Ndersa SHBA po mendon te perdore kete kapsule per udhetime te astronauteve, duke prishur keshtu monopolin e rusėve, perderisa Soyus per momentin eshte i vetmi mjet i pershtatshem per kete lloj transporti.
"E kapem dragoin nga bishti", ka rrefyer astronauti Don Pettit, pergjegjesi i krahut robotik, duke bere me dije suksesin e misionit. Udhetimi i kapsules se leshuar nga raketa "Falcon 9" zgjati tre drite. Ne te vertete duhet t'i ishin dashur me shume, por me pare ishte e nevojshme t'i behej nje kalim afer ISS per te testuar sistemet e lundrimit dhe te komunikimit. Testet e "Dragon", kane pasur te benin edhe me perqendrimin lazer te mjetit, me shume sesa me levizjen e pershpejtimin. I gjithe operacioni u kontrollua nga baza tokesore e Hawthorne nė Kaliforni. /ikub/