Afrika e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re do te bashkepunojne ne ndertimin e nje radioteleskopi gjigant qe do te studioje me imtesisht hapesiren me tre objektive kryesore; te testoje teorine e gravitetit te Ajnshtajnit, te kerkoje per jete aliene dhe te kuptoje menyren e formimit te universit.
Tre vendet, anetare te SKA (Square Kilometre Array), organizate rajonale per studimet hapesinore, vendosen te ndertojne radioteleskopin gjigant ne nje fushe 1 milion meter/katrore, territor i mjaftueshem per ndertimin e 200 fushave futbolli. Projekti do te kushtoje 1.5 miliard euro dhe qindra antenat qe do te vendosen ne kete territor, do te perpiqen te zbardhin te fshehtat e universit e te japin pergjigje per shume pyetje te shkences se astronomise.
Sipas projektit te miratuar nga SKA, parashikohet vendosja e qindra antenave te vogla, sinjalet e veēanta te te cilave do te perpunohen ne nje te vetem e te fuqishem, percjelles e prites.
Ne fakt Afrika e Jugut dhe Australia kishin vite qe po punonin ne menyre te pavarur nga njera-tjetra per te ndertuar nje projekt te ngjashem. Por ne mbledhjen e SKA-se, u vendos qe te merrej me e mira e dy projekteve. Nismes me pas iu bashkua edhe Zelanda e Re. top-channel.