BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lidhja me personin e gabuar!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lidhja me personin e gabuar!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/6/2012, 16:33

    Lidhja me personin e gabuar! Images

    Tė jesh nė bashkėshortėsi me plot mirėkuptim reciprok, dashuri dhe respekt, ėshtė gjė e shkėlqyer. Mjerisht, nuk janė tė gjitha lidhjet tė tilla.

    Shpesh nė njė lidhje dashurie hyjmė pėr arsye tė gabuara, me shpresėn se kjo do tė pėrmirėsojė ndonjė pjesė tė jetės sonė. Sikur nuk e dimė se lidhja vetvetiu kėtė nuk mund ta rregullojė, as ta pėrmirėsojė.

    Pasojat e njė vendimi tė tillė manifestohen me zėnka tė shpeshta dhe ndarje tė partnerėve, por edhe me falje dhe pajtime me ēdo kusht. Marrėdhėniet e tilla nxehtė-ftohtė, psikologėt i quajnė lidhje jo-jo. Koha e lidhjes pasqyron situatėn nė tė cilėn partnerėt vazhdimisht grinden dhe ndahen, dhe pas njė kohe pajtohen dhe pėrsėri e fyejnė njėri-tjetrin. Lidhjet e tilla nė kuptimin emotiv janė shumė tė rėnda dhe tė mundimshme, thonė psikologėt. Edhe pse shumica nė lidhje tė tilla shohin elemente tė caktuara tė romantikės, marrėdhėnia e tillė ka ēmimin e vet emocional.

    Personat nga kėto lidhje mund t'i zgjidhin konfliktet duke i futur problemet nėn rrogoz. Ata janė mjaft kritikė, tė prirė pėr agresivitet verbal dhe nuk kanė pjekuri tė mjaftueshme qė nga lidhja e tyre tė krijojnė diēka cilėsore. Pėrveē kėsaj, dinamika e lidhjeve tė kėtilla nėnkupton edhe rėnien e vetėbesimit, dyshimit, depresionin dhe anksiozitetin.

    Frika nga vetmia nuk ėshtė arsye pėr martesė

    Pse shumė ēifte, pavarėsisht njė gjendjeje tė kėtillė, edhe mė tej jetojnė nė njė kaos, ndonėse i kanė tė qarta tė gjitha pengesat nė sjelljet e kėtilla? Njerėzit vėshtirė e ndėrpresin lidhjen. Ndonėse janė tė bindur se kanė harxhuar mjaft emocione, mundim dhe kohė, megjithatė shpresojnė se dashuria e tyre do tė mbijetojė.

    Ndonėse nė thellėsi tė vetvetes e dinė se lidhja ėshtė e keqe, shumica nuk kanė guxim tė mjaftueshėm tė ballafaqohen vetminė e cila pason pas divorcit, kėshtu qė pajtimi u duket si zgjidhje mė e mirė.

    Lidhja me kėdo, nuk ėshtė hiē mė e mirė nga ajo e tė mosqenit fare nė lidhje me askėnd. Mund tė ndiheni i/e rezervuar edhe nėse jeni vetėm, por njėsoj ndiheni, mbas edhe mė keq, edhe nėse jeni nė lidhje me person tė gabuar.

    Problemi te ēiftet e tilla qėndron nė refuzimin pėr tė gjykuar nė kėtė mėnyrė kėshtu qė kurrė nuk i zgjidhin problemet e tyre, ngase nė mėnyrė panike i frikohen vetmisė. Nėse partnerėt kanė fėmijė, marrėdhėnia komplikohet akoma mė shumė. Fėmijėt, zakonisht bėhen argument pėr tė qėndruar nė bashkėsi martesore, ndėrsa partnerėt besojnė se dashuria ndaj fėmijėve do t’i afrojė. Ky qėndrim ėshtė plotėsisht i gabuar!

    Rrezikut mė tė madh i nėnshtrohen “optimistėt e pėrhershėm”, tė cilėt mendojnė se me kalimin e kohės do tė kenė sukses qė ta ndryshojnė partnerin dhe t’i pėrshtatin shijes sė vetvetes. Natyrisht nuk pi ujė, sepse, zakonisht, ana tjetėr nuk dėshiron tė ndryshojė.

    Si tė dilet nga rrethi i mbyllur


    Pranojani vetes se jeni nė njė lidhje tė gabuar! Pajtimi i parė deri diku ėshtė i kuptueshėm, madje edhe i dyti, por herėn e tretė duhet tė ballafaqoheni me realitetin: thjesht, ju nuk jeni pėr njėri-tjetrin! Ndėrpriteni ēdo kontakt. Mos pandehni se mund tė mbeteni vetėm miq. Kjo ėshtė humbje e kohės. Shumica mendojnė se gjėrat eventualisht mund tė ndryshojnė nėse vazhdojnė tė shoqėrohen me njėri-tjetrin. Mirėpo kjo gati asnjėherė nuk funksionon.

    - Bėhuni tė sinqertė dhe mos mbillni kurrfarė shprese te vetja ose te tė tjerėt. Nėse mendoni se nuk mund tė luftoni vetė me kėto probleme, atėherė kėrkoni ndihmėn e kėshilltarit ose tė psikologut. /ikub/

      Ora ėshtė 26/4/2024, 10:48