BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja si duhet ta ndryshoni jeten pas moshes 40 vjec!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    04072012

    Buzqeshje Ja si duhet ta ndryshoni jeten pas moshes 40 vjec!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Mosha 40-vjeēare ėshtė, nė fakt, pika e vėrtetė e kthesės pėr jetėn e njerėzve. Edhe pse shumėkush nuk e pranon faktin, ai ėshtė kokėfortė dhe kėtė, mė mirė se askush, e tregon situata shėndetėsore dhe gjendja trupore qė pėson ndryshim. Por nuk ėshtė aspak e thėnė tė jenė ndryshime pėr keq, por, ama, janė ndryshime. Nė kėtė kėndvėshtrim duhet tė themi se edhe jeta qė do tė bėjmė pas kėsaj moshe, nė njėfarė mėnyre duhet t’i nėnshtrohet kėtyre ndryshimeve, me njė stil jetese mė tė shtruar dhe mė i qetė dhe njė kujdesje mė e madhe pėr tė gjitha nevojat fizike. Kjo, sepse trupi, pas kaq vitesh punė, ka me tė vėrtetė nevojė pėr shumė shpėrblim nga ana jonė, nė mėnyrė qė sė bashku tė vazhdojmė edhe pėr shumė vite njė rrugė sa mė tė gjatė dhe tė shėndetshme. Pėr t’iu kthyer edhe njė herė llojit tė ndryshimeve qė hasen nė kėtė pikė kthese tė jetės sonė mund tė themi, si fillim, se metabolizmi nuk ėshtė mė ai i pari dhe procesi i tij, dhe tek personat qė janė shquar pėr njė metabolizėm tė mirė, nis dhe ngadalėsohet. Kjo ēon nė trashjen e zonės sė belit, dhjamosjen e saj dhe ėshtė, mbi tė gjitha, shenja e parė e plakjes. Mė pas kemi edhe rritjen e kolesterolit dhe tė presionit tė gjakut. Sipas njė sondazhi tė fundit del njė pėrfundim shumė shqetėsues. Thuajse dy tė tretat e meshkujve nga mosha 40 vjeē deri nė 100 do tė jenė obezė nė vitin 2040, duke rrezikuar nė kėtė mėnyrė diabetin, sėmundjet e zemrės, goditje tė ndryshme dhe sigurisht, vdekje tė parakohshme.

    Trashja e mesit tė trupit, qė ėshtė shenjė e parė e plakjes, shpesh ėshtė shkaku qė i duhet njė 40-vjeēari pėr tė nisur njė regjim tė rreptė sportiv. Njerėzit nė kėtė periudhė tė jetės nisin qė tė preferojnė, mbi tė gjitha, njė dietė tė varfėr me yndyra dhe karbohidrate. Preferojnė peshkun, nė vend tė mishit tė kuq dhe frutat dhe zarzavatet e ziera dhe tė skuqura. Pra tė gjitha ushqime qė nuk kanė kalori dhe qė nuk ndikojnė nė trashjen e mėtejshme tė belit. Ndėrkohė qė fillohet edhe vrapi shpesh nė mėnyrė intensive, qė jo rrallė ėshtė edhe shumė traumatik. Shpesh ky ndryshim i mėnyrės sė ushqimit dhe ushtrimeve fizike ėshtė njė ritual qė tregon kalimin nga njė moshė nė njė tjetėr, nga njė periudhė jete nė njė tjetėr. Kjo vjen pasi njerėzit, jo me shumė tė drejtė, mendojnė se duhet qė tė ruajnė njė formė tė mirė fizike, atė qė kanė pasur nė vitet e rinisė, ēka pėr hir tė sė vėrtetės ėshtė njė kujtim i sė kaluarės, sado qė dikush mund tė bėjė sforcime tė mėdha. Por kjo periudhė e re e jetės duhet parė me shumė optimizėm dhe, mbi tė gjitha, duhet shijuar pėr tė gjitha anėt pozitive qė ka. Sipas disa mjekėve, tensionimi i jetės me dieta tė rrepta dhe me ushtrime fizike qė janė pėrtej mundėsisė dhe masės ėshtė mėnyra mė e keqe pėr tė pėrballuar kėtė moshė tė re nė jetė. Mė e dėmshmja, qė sjell pashmangshmėrisht efekte tė padėshirueshme. Sipas specialistėve, nėse do tė ulet pėrdorimi i yndyrave nė mėnyrė tė ndjeshme, njerėzit nė kėtė moshė do tė rrezikojnė disa herė mė shumė se nė kushtet normale diabetin dhe sėmundje tė tjera. Kjo, sepse ushqimet qė nuk kanė nė pėrbėrje shumė yndyra janė tė pasura me karbohidrate dhe sheqerna. Sheqeri dhe ndikimi i tij nė hormonin e insulinės ėshtė e keqja e madhe e dietave me pak yndyrė, qė rrisin nė maksimum edhe vetė obezitetin dhe shkaktojnė probleme tė mėdha me zemrėn tonė. Sipas shkencėtarėve, njė nga sekretet e shėndetit tė zemrės ėshtė mbajtja nėn kontroll e insulinės si dhe ruajtja e saj nga “vrasės” tė mundshėm si kolesteroli, diabeti, kanceri. Kontrolli redukton edhe rrezikun e artritit dhe madje nxit edhe libidon deri nė njėfarė mase. Sa i pėrket vrapit tė sforcuar nė kėtė moshė, rekomandohet se nėse trupi nuk ėshtė nė gjendjen e dėshiruar, nuk duhet kurrsesi qė tė bėsh vrap tė sforcuar sepse nė kėtė rast dhe nė kėtė moshė, rrezikon qė tė dėmtosh nė mėnyrė tė pariparueshme gjurin dhe kyēet e tjera tė kėmbėve dhe tė hapėsh mė shumė probleme nga sa mund ta mendosh. Mbi tė gjitha, sforcimi nė kėtė rast ėshtė edhe njė peshė shumė e madhe pėr zemrėn dhe pėr mushkėritė. Ndėrkohė ka mėnyra me anė tė tė cilave njerėzit mund ta pėrmirėsojnė dukshėm shėndetin dhe formėn fizike nė kėtė moshė, edhe pa bėrė sforcime, qė do tė shkaktonin efekt tė kundėrt. Ja disa nga kėto mėnyra.



    Shmangia e ushqimeve shumė tė yndyrshme

    Na ėshtė thėnė nė mėnyrė tė vazhdueshme se ushqimet qė kanė sasi tė madhe yndyrash, si p.sh. gjalpi apo djathi i bllokojnė arteriet dhe shkaktojnė sėmundje tė ndryshme si skleroza. Ndaj pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve, ulja e pėrdorimit tė ushqimeve tė yndyrshme ėshtė njė nga premisat pėr ruajtjen e shėndetit. Por sipas disa studimeve, kjo dietė ul vetėm nė masėn 15% sasinė e kolesterolit nė organizmin tonė. Pjesa tjetėr pėrpunohet nė mėlēi. Nė fakt, problemi mė i madh ėshtė sheqeri dhe jo yndyrat. Trupi ynė, nė varėsi tė sasisė sė sheqerit nė gjak, prodhon insulinėn, pra hormonin e insulinės. Kjo shėrben mė pas pėr tė ndihmuar mėlēinė, qė tė pėrpunojė dhe metabolizojė yndyrėn qė vjen nė mėlēi dhe ta shndėrrojė ēdo tepri ushqimi dhe yndyre nė gjak nė trigliceride, njė lloj yndyre e gjakut. Kjo substancė merret nga qelizat e dhjamit dhe nė kėtė mėnyrė, ushqimi i tepėrt na shėndosh. Shkencėtarėt besojnė se sasia e madhe e insulinės ka shumė tė ngjarė qė tė nxisė prodhimin e atij qė quhet “kolesteroli i keq”. Kur niveli i insulinės reduktohet, qelizat e mėlēisė e kanė mė tė vėshtirė qė tė shndėrrojnė yndyrėn nė ushqim nė kolesterol dhe tentojnė qė tė prodhojnė mė shumė atė qė quhet “kolesteroli i mirė”. Pra dieta me pak yndyrė nuk ėshtė aspak gjithēka, mbi tė gjitha duhet qė tė bėsh dietė me pak sheqerna, pėr tė prodhuar sa mė pak insulinė.



    Mos praktiko vrapin stresues

    Ushtrimet fizike luajnė rol shumė tė madh nė mirėqenien e organizmit tonė dhe mbi tė gjitha, ndihmojnė nė mbajtjen e niveleve tė ulėta tė insulinės. Por ndėrsa vrapimi ėshtė njė ushtrim i shkėlqyer kur je shumė mirė fizikisht, nė rastin e mbipeshės, pra tė kileve tė tepėrta nė trup, ai mund tė shndėrrohet nė njė problem tė madh, sepse dėmton nyjet e trupit. Dhe jo vetėm kaq, por mbipesha e shoqėruar me vrapin ka shumė gjasa qė tė tė japė njė atak zemre. Nėse jeni mbipeshė dhe ky ėshtė rasti i pjesės mė tė madhe pėr personat mbi 40 vjeē, atėherė kėshilla pėr tė sjellė trupin nė formė nuk ėshtė aspak vrapi i stresuar. Gjėja mė e mirė, nė kėtė rast ėshtė tėrėsia e ushtrimeve jo traumatike dhe graduale. Mbi tė gjitha, nė kėto raste kėshillohet shumė ecja pėr njė kohė sa mė tė gjatė nė kėmbė dhe mė pas ushtrimet, por kurrsesi vrapi i distancave tė gjata.


    Qėndroni drejt

    Mėnyra se si qėndroni ka shumė tė bėjė me mirėqenien e trupit tuaj. Mbi tė gjitha, pėr shėndetin e kockave dhe tė muskujve, por ėshtė ndėrkohė kyēe dhe pėr mirėqenien e disa organeve tė brendshme tė trupit. Bėni kini kujdes qė tė mbani njė qėndrim tė drejtė dhe jo tė pėrkulur gjatė gjithė kohės, pa e ulur vigjilencėn si kur jeni duke ecur, ashtu edhe kur jeni ulur. Gjithmonė drejtojini shpatullat dhe ngrini lart kokėn nė njė pozicion tė balancuar, qė mbi tė gjitha parandalon edhe dhembjet e mesit dhe tė qafės.



    Merrni frymė thellėsisht

    Kur jemi nė njė situatė stresi, trupi ynė prodhon hormonin e kortizolit. Njė nga pasojat e tij ėshtė qė tė detyrojė mėlēinė qė tė lėshojė sheqer nė trup, duke i dhėnė organizimit energji shtesė tė menjėhershme pėr tė pėrballuar stresin. Dhe kjo prodhon mė shumė insulinė. Nivele tė larta tė insulinės mund tė tė ēojnė nė obezitet, apo mund tė jenė shkak sėmundjesh tė tjera. Nėse jeni nė njė situatė tė vazhdueshme stresi nė jetėn tuaj, atėherė niveli i insulinės nė trupin tuaj do tė jetė vazhdimisht i lartė. Stresi shkakton ndryshime tė fuqishme kimike nė trup dhe organizėm dhe mund tė jetė shkak pėr nisjen e diabetit, rritjen e tensionit tė gjakut, mund tė reduktojė shumė imunitetin, tė prekė nivelin e testosteroneve dhe madje tė rrisė edhe rrezikun e kancerit. Nė kėtė mėnyrė, ē’stresimi ėshtė jetik pėr mirėqenien e organizmit. Njė nga mėnyrat pėr tė luftuar stresin ėshtė qė tė hani nė mėnyrė tė shėndetshme dhe me intervale tė parashikuara kohore. Uria dhe dieta e keqe janė gjithmonė shkaktar tė rritjes nė peshė. Njė nga rregullatorėt mė tė mirė tė stresit ėshtė frymėmarrja. Tė paktėn pėr pesė minua nė ditė duhet qė tė ulemi dhe nė qetėsi dhe paqe tė plotė tė kryejmė ushtrime frymėmarrjeje tė rregullt dhe tė thellė. Nė kėtė mėnyrė, do tė ndjejmė edhe rrahjet e zemrės, si dhe qetėsinė dhe mirėqenien qė sjell ajri dhe qetėsia nė organizėm.


    Shpėtoni jetėn tuaj seksuale

    Niveli i hormonit seksual bie me avancimin e moshės, por ndėrkohė problemet me mosdėshirėn seksuale mund tė kenė si shkak edhe njė dietė tė keqe dhe stres tė madh. Ushqimi i keq sjell lodhje dhe shpėrqendrim dhe kėshtu nuk ka hapėsirė pėr jetė sociale apo interesa seksuale. Edhe obeziteti e kufizon shumė libidon. Ndaj mbajtja e jetės seksuale aktive me ēdo lloj mėnyre ėshtė shumė e rėndėsishme pėr kėtė moshė dhe ēdo moshė, pėr njė trup dhe shpirt me mirėqenie tė vazhdueshme. (Gazeta-Shqip)
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 17/5/2024, 12:38