BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tirana kėnaqet me Kupėn

    Tironsja
    Tironsja
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 09/03/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 78
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23
    <b>Votat</b> Votat : 4

    Buzqeshje Tirana kėnaqet me Kupėn

    Mesazh nga Tironsja 11/4/2008, 07:29

    Pas dėshtimit pėrfundimtar nė evenimentin mė tė rėndėsishėm tė futbollit qė ėshtė Kampionati, bardheblutė arrijnė tė fitojnė me vėshtirėsi dhe shumė polemika njė kupė tė kontestuar dhe tė braktisur nga skuadrat e mėdha

    TIRANĖ – Elbasani u mund nė mėnyrė tė dyshimtė nė fushėn e vet, me humbjen 0-3 ndaj Tiranės (1/2 finale e kupės), duke shkaktuar zemėrimin e tifozėve vendas, disa prej tė cilėve edhe u pėrleshėn me policinė. Sipas informacioneve tė djeshme, dy tifozė tė paktėn u shoqėruan pėr nė komisariat pasi njė grup “portokallinjsh” shfreu inatin pėr humbjen e kontestuar tė skuadrės sė tyre nė takimin e parė gjysmėfinal.

    Nė stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” ishin njė numėr i konsiderueshėm tifozėsh si dhe disa dhjetėra nga Tirana. Prania e Presidentit tė Republikės Bamir Topi bėri qė stadiumi tė “blindohej” nga prania e dendur e policisė qė nuk toleroi aspak. Pas takimit, blutė kontrolluan zemėrimin e tifozėve vendas qė u pėrpoqėn tė bllokonin rrugėn para stadiumit si dhe shoqėruan autobusin e Tiranės dhe mjetet e tifozėve kryeqytetas deri nė nisje tė Kėrrabės.

    Daniel Xhafaj dhe Klodian Duro (2) ishin “ekzekutorėt” nė njė 90 minutėsh ku bardheblutė u shfaqėn disi mė mirė se skuadra e Krenar Alimehmetit. Tifozėt prisnin krejt tjetėr gjė pas humbjes sė ēuditshme 1-2 nė kryeqytet pak ditė mė parė, kur Tirana fitoi me 9 lojtarė nė fushė. Tė gjithė ishin tė bindur pėr fitore, madje deklarohej edhe fjala hakmarrje, por ndodhi e kundėrta.

    Pėr herė tė parė kėtė sezon, Tirana e Memės u shfaq vėrtet bindėse, ndonese behej fjale per nje kompeticion te dores se dyte siē eshte Kupa e Republikes. Ajo u ndihmua nga lojtarėt e saj kryesorė si elbasanasi Duro dhe Hyka, por edhe Deliallisi, Fagu apo lojtarėt e mbrojtjes. Pjesa e parė ishte mė e mirė pėr Tiranėn qė numbi disa raste me Fortuzin e Xhafajn, ndėrsa Duro gjuajti rrezikshėm nga jashtė zone.

    Nė pjesėn e dytė loja u ekuilibrua, por sėrish Tirana ishte mė afėr golit i cili erdhi pėr meritė tė Duros. Lojtari i kombėtares iu shmang 2-3 futbollistėve elbasanas dhe dhuroi njė top tė pėrsosur pėr Xhafajn qė e dėrgoi nė rrjetė, i gjendur pėrballė portierit vendas. Mė pas Tirana tregoi dėshirė pėr tė vazhduar goleadėn dhe Duro shėnoi me penallti. Vetė Duro humbi njė rast tepėr tė pastėr kur mund tė pasonte tek Xhafaj, ndėrsa nė minutat e fundit, Duros iu dha asist nga e majta duke e ndihmuar tė shėnonte gol para portės sė boshatisur. Elbasani e mbylli ndeshjen me 10 futbollistė sepse kapiteni Ahmataj u pėrjashtua me tė kuqe nė 86’.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 17:52