BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hani per nje buzeqeshje te bukur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Hani per nje buzeqeshje te bukur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/7/2012, 10:58

    Hani per nje buzeqeshje te bukur! Images

    Disa ndryshime tė thjeshta nė ushqimin tuaj, ndihmojnė dhėmbėt tė jetė tė shėndetshėm pėr gjithė jetėn.

    Pastroni dhėmbėt me brushė dhe me pe, vizitoni stomatologun, por a hani duke pasur nė mendje edhe shėndetin oral? Njė ushqim perfekt ndihmon edhe ndėrtimin e njė trupi tė perfekt. Andaj, keni parasysh se ēfarėdo qė hani, ndikon nė dhėmbėt dhe gingivat e juaja.

    Nuk janė vetėm dyshimet e zakonshme, si pėr shembull, sheqeri mund tė jetė i dėmshėm. Disa ushqime befasuese, madje edhe tė shėndetshme, mund tė shkaktojnė kavitete nė dhėmbė, derisa tė tjera mund tė ndihmojnė mbrojtjen nga shkatėrrimi i tyre, nga sėmundjet e gingivave dhe nga era e keqe e gojės. Mė poshtė ju kėshillojmė si ta pėrmirėsoni ushqimin tuaj pėr shėndet optimal tė gojės.

    Ngrėnia e karbohidrateve
    Njė grusht ēips patesh ose vetėm ndonjė kaushė gruri mund tė jetė po aq dėmtuese pėr dhėmbėt tuaj sa edhe biskotat me ēokollatė. Tė gjithė karbohidratet zbėrthehen nė sheqerna mė tė thjeshta, tė cilat shndėrrohen nga bakteret e gojės nė njė shtresė tė fortė rreth dhėmbėve tuaja, njė mbeturinė e cila ėshtė shkaktare kryesore nė sėmundjet e gingivave dhe prishjeve nė dhėmbė. Ushqimet e pasura me karbohidrate, siē janė buka dhe biskotat, kanė prirje tė jenė mė ngjitėse nė dhėmbė dhe tė depėrtojnė nė mes tė dhėmbėve ose nėn mishin e dhėmbėve, vend ku bakteret mund tė akumulohen. Hani mė rrallė ushqime me sheqerna dhe mė shpesh ushqime tė lehta. Kur hani sasi mė tė mėdha tė ushqimit, prodhoni mė shumė pėshtymė, e cila ndihmon qė tė lani copėzat e ushqimit.

    Pini ēaj
    Ēaji i zi dhe ai i gjelbėr pėrmbajnė polifenole, kompozime antioksiduese bimore tė cilat parandalojnė shtresat e ushqimit tė kapen pėr dhėmbėt tuaj dhe ndihmojnė nė uljen e gjasave qė tė zhvillohen kavitete (hapėsira, vrima) nė dhėmbėt tuaj dhe tė paraqiten sėmundje tė gingivave. Ekspertė nga Kolegji i Stomatologjisė nė Ēikago bėjnė tė ditur se ēaji po ashtu ka potencial pėr tė ulur edhe erėn e keqe tė gojės, pasi qė frenon zhvillimin e baktereve tė cilat krijojnė erė. Shumė ēaje pėrmbajnė fluoride, tė cilat mbrojnė smaltin e dhėmbėve nga shkatėrrimi.

    Pini me kashtė
    Shumica e pijeve tė gazuara, pijeve sportive dhe lėngjeve pėrmbajnė acide, siē janė ai citrik dhe fosforik, tė cilat mund tė gėrryejnė smaltin e dhėmbėve, edhe nėse ushqimi juaj nuk pėrmban sheqerna. Pirja e pijeve acidike pėrmes kashtės sė vendosur nė drejtim tė pjesės sė thellė tė gojės, kufizon kontaktin e tyre me dhėmbėt tuaja dhe ndihmon mbrojtjen e smaltit.

    Merrni mė shumė vitaminė C
    Vitamina C ėshtė “ēimento” e cila i mban tė gjitha qelizat tuaja sė bashku, andaj sa ėshtė e rėndėsishme pėr lėkurėn tuaj, ėshtė po aq e rėndėsishme edhe pėr shėndetin e gingivave tuaja. Njerėzit qė konsumojnė mė pak se 60 mg nė ditė janė 25% mė tė prirė tė kenė sėmundje tė gingivave se sa njerėzit tė cilėt marrin 180 mg ose mė shumė.

    Hani 800 mg kalcium nė ditė
    Njerėzit tė cilėt marrin sasi tė larta tė kalciumit janė mė pak tė prirė tė kenė sėmundje tė gingivave, thonė disa studime tė fundit amerikane. Arsyeja: rreth 99% e kalciumit nė organizėm ėshtė i koncentruar nė eshtra dhe dhėmbė. Kalciumi nga ushqimet ku ėshtė i pranishėm, si nė djathė, qumėsht dhe jogurt, forcon kockat nė nofulla, qė ndihmon tė mbani dhėmbėt tuaja nė vend. Sasia e rekomanduar e kalciumit tek gratė ėshtė, 1.000 mg pėr ata tė moshės nėn 50 vjet, dhe 1.200 mg pėr ata mė tė moshuarat. /ikub/

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:55