Edhe VIP-as qajne per vdekjen e Michael Jackson. Madonna, nuk pushon se derdhuri lot per legjenden e muzikes. "Bota humbi nje prej gjiganteve te saj, muzika e tij do te jetoje perjete. Sot une jam prane tre femijeve te tij dhe familjareve. Zoti e bekofte", thote Madonna. Ndersa Elton John, ishte ne nje koncert ne Londer, kur mori vesh lajmin per vdekjen e artistit. Ai i dedikoi legjendes se muzikes, kengen "Don't let the sun go down on me". Elisabeth Taylor eshte shume e tronditur per te dhene nje deklarate per vdekjen e Mbretit te Pop-it.
Aktorja ka patur gjithnje nje raport te forte miqesie dhe qendroi prane Michael ne momentet me te veshtira te jetes se tij. E motra, Janet Jackson eshte ne zi dhe shume e tronditur per vdekjen e papritur te vellait te saj. Gruaja e pare e Michael, Lisa Marie Presley thote se eshte e prekur nga vdekja e tij. "Eshte nje humbje e madhe", thote vajza e Elvis Presley-t, e cila ka qene e martuar me mbretin e Pop-it nga vitit 1994 deri ne 1996.
No Comment.