Shume nga personazhet e famshem ne Shqipėri perveē muzikes, duket se i dedikohen edhe pasioneve apo profesioneve te tjera te ndryshme nga bota e artit. Mesa duket shume prej tyre e kane kuptuar se eshte e pamundur te mbijetosh ne tregun muzikor si dhe te jesh gjithnje i suksesshem. Per kete arsye ata kane menduar se nje rruge e dyte dhe alternative perveē muzikes, do te ishte nje mundesi e mire per ta. Kujtojme ketu kengetaren e njohur simpatike Zanfina Ismajli, e cila ka perfunduar arsimin e larte per degen e jurisprudences. Ne nje prononcim per TH&TH, ajo ka thene se nuk eshte aq e lidhur me kete profesion. Jo aq shume sepse une jam e perkushtuar totalisht me muziken si profesion primar dhe nuk jam aspak nje juriste. Gjithsesi, kam dashur te kem nje diplome dhe mos te jem pa fakultet te kryer, keshtu qe realizova edhe deshiren e familjes njekohesisht. Ne te ardhmen mendoj qe te merrem me kete profesion,- eshte shprehur kengetarja. Gjithashtu duket se studimet per drejtesi jane kthyer ne mode edhe per vipat. Mund te permendim ketu artisten Diellza Kolegeci, kengetaren Marsela Ēibukaj apo edhe kengetaren Rovena Stefa etj. Nderkohe artiste te tjere kane zgjedhur te vazhdojne studimet per dege, te cilat perfshijne shkencat sociale dhe marredheniet me publikun.
Kete dege sa i perket studimeve master eshte duke me e ndjekur edhe kengetarja shqiptare Samanta Karavella, e cila gjithashtu ka perfunduar studimet 3- vjeēare per gjuhen spanjolle. Nderkohe kengetarja e hiteve, Elvana Gjata ndonese deri ne keto ēaste eshte duke korrur mjaft sukses, duket se ka menduar se do te ishte mire te kishte dhe nje profesion tjeter, per kete arsye ajo ka zgjedhur regjizuren si nje
opsion tjeter.
Edhe kengetarja shkodrane Rosela Gjylbegu ka perfunduar studimet e larta per Shkenca Politike, nje profesion ky qe nuk lidhet aspak me muziken. Ndersa Eliza Hoxha, kenge
tarja nga Kosova ka perfunduar studimet per degen e arkitektures dhe gjithashtu eshte shprehur se nuk i ndan dot keto dy pasione te saj. Sa i perket reperit Big Basta, vazhdon studimet per shkenca sociale. Mesa duket pasioni dhe deshira per te bere muzike nuk mjafton qe personazhet e famshem ti dedikohen vetem asaj. Por keto diploma te cilat merren nga ata sa funksionale kthehen ne jeten e perditshme?/shqiptarja/
No Comment.