Ndersa Apple prezantoi ne shtator iPhone 5, versionin e ri te celularit me te perparuar ne bote, jane te pakte ata qe mendojne per origjinen e telefonise se levizshme.
Ne ditet e sotme, nje celular nuk eshte vetem nje mjet i domosdoshem pune, por nepermjet smartphone, edhe nje mjet kompleks, ne te cilin telefonatat jane shnderruar vetem ne nje opsion shtese, midis opsioneve gjithmone e me te shumta.
E perditshmja britanike Daily Mail, publikoi te premten imazhet e celularit te pare, te prodhuar ne vitin 1922.
Megithate, per te levizur kete telefon me vete, ishte e domosdoshme te mbaje nje ēante pas vetes.
I pajisur me nje kuti me permasat e nje kutie te kepucesh, qe ishte edhe aparati kryesor telefonik, celulari i pare ne bote kishte nje antene aq te madhe, qe per arsye estetike u kamuflua ne nje ēader pas prodhimit.
Per te folur, duhet te lidhje fillimisht aparatin me nje burim energjie, te mbaje lart antenen, te formoje numrin dhe te vije ne vesh dorezen.
Midis kufizimeve te shumta, me problematiket ishin mungesa e valeve, cilesia e dobet e degjimit dhe pamundesia per te pritur telefonata, per shkak te mungeses se nje linje te domosdoshme per kohen.
Ndonese aspak praktik, shtypi i vitit 1922 e priti atehere telefonin e pare te levizshem si nje arritje te madhe te shkences.
Me siguri, nje iPhone i kthyer pas ne kohe, as qe do te ishte ne gjendje te pershkruhej prej gazetareve te atyre viteve, aq me pak te perdorej prej tyre. top-channel.