BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fabrika franceze ku prodhohen matematicienė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Fabrika franceze ku prodhohen matematicienė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/9/2012, 07:03

     Fabrika franceze ku prodhohen matematicienė! Images

    Fitojnė ēmime ndėrkombėtare, kanė shkolla tė jashtėzakonshme, si dhe mė shumė kėrkues nė kėtė disiplinė se sa vendet e tjera.

    Me njė kėmishė me stil tė vjetruar, xhaketėn e gjatė dhe me njė spilė nė formėn e merimangės nė jakė, Cedric Villani duket se nuk ngjan aspak me njė mėsues-gjeni matematike. Me sa duket, gjithė elegancėn e shfaq nėpėr revista apo emisione televizive, pėr tė prezantuar librin e tij “Theoreme vivant”, i njohur nė tė gjithė komunitetin ndėrkombėtar shkencor. “Matematika? Ėshtė njėlloj si kėnaqėsia seksuale”, thotė duke bėrė shaka Villani, 39 vjeē, i cili u bė i famshėm kur nė vitin 2010 fitoi medaljen “Fields”, ekuivalentin e ēmimit “Nobel” pėr studimet e gjata mbi formulėn e entropisė Boltzmann.

    Nė historinė e kėtij ēmimi tė krijuar nė vitin 1936, studiuesit francezė kanė fituar rreth 20 pėr qind tė medaljeve, duke u renditur tė dytėt, pas amerikanėve. Disa javė mė parė, njė tjetėr ēmim i rėndėsishėm ndėrkombėtar, “Prix Henri Poincare”, iu dorėzua pėr herė tė parė dy grave, Sylvia Serfaty dhe Nalini Anantharaman, kėrkuese nė CNRS, Qendra Kombėtare e Kėrkimeve. Nė muajt e fundit, ka llogaritur me krenari revista “Le Monde”, francezėt kanė arritur tė marrin pesė nga dymbėdhjetė ēmimet e shoqėrisė europiane tė matematikės pėr hulumtuesit e rinj, mė pak se 35 vjeē. Franca ėshtė vendi i numrave prim.

    Librat rreth mistereve tė algjebrės apo gjeometrisė shndėrrohen menjėherė nė bestseller nė vend. Nėpėr kioska shiten lloj-lloj revistash me ushtrime logjike pėr tė stėrvitur trurin. Franca ėshtė vendi qė ka shpikur Kampionatin Botėror tė Logjikės dhe Matematikės, qė para disa javėsh u mbajt nė pallatin parisien tė UNESCO-s. Matematika pėlqehet aq shumė nė vend saqė fondacioni “Cartier” zhvilloi njė ekspozitė dedikuar estetikės qė fshihet pas formulave, teoremave, ekuacioneve.

    Shkencėtar i ēmendur dhe jashtė realiteti? Ėshtė njė klishe qė tashmė ka dalė nga moda. Personazhe tė tillė si Cedric Villani apo Stella Baruk, autorja e manualeve alternative pėr t’u mėsuar fėmijėve matematikėn, konsiderohen si yjet e kėsaj shkence nė vend. Pavarėsisht konkurrencės sė vendeve nė zhvillim dhe rekordit qė mbahet nga amerikanėt, nė Paris punojnė me kohė tė plotė mė shumė se njė mijė kėrkues nė kėtė disiplinė. “Ėshtė pėrqendrimi mė i madh i shkencėtarėve nė njė qytet tė vetėm, madje as amerikanėt nuk arrijnė tė na e kalojnė”, tregon i kėnaqur Jean Yves Chemin, drejtor i Fondacionit tė Shkencave Matematikore tė Parisit, qė pėrmbledh qendrat mė tė mira tė kėrkimit dhe universitetet e vendit. Sekreti i kėtij rekordi u zbulua shumė shpejt.

    Pėr ta zbuluar, mjafton tė shkosh nė selinė e “Ecole Normale Superieure” (ENS) themeluar nė vitin 1794 nga Napoleoni. Instituti qė tė gjithė e thėrrasin shkurt “Normale Sup” mban rekordin botėror tė numrit tė studentėve qė kanė fituar medaljen “Fields”. E veēanta e tij ėshtė se bėn bashkė lėndėt shoqėrore dhe shkencore. Kėtu ka studiuar biologu Luis Paster, por edhe filozofėt Jean Paul Sartre dhe Michel Foucault. Nga shkolla “Normale Sup”, pesė veta kanė fituar ēmimin “Nobel” pėr fizikėn. Njė nivel i jashtėzakonshėm i mbajtur deri nė ditėt tona. ENS, qė ka hapur dy seli tė tjera nė Lion dhe Cachan, ėshtė ndėr shkollat e pakta franceze qė gjen vend nė klasifikimin ndėrkombėtar tė Shangait pėr universitetet mė tė mira.

    Ky sistem bazohet nė seleksionimin e lartė tė talenteve tė ardhshėm qė nė shkollat e mesme shkencore, pastaj nė klasat pėrgatitore, ku bėhen tė paktėn dy vjet pėrgatitje pėr t’u pranuar nė konkursin e pranimit nė ENS. “Njė tjetėr pikė e rėndėsishme ėshtė mbėshtetja dhe financimi i talenteve tė reja”, tregon Chemin. Rrjedhja e trurit ėshtė reduktuar shumė, mė pak se 3 pėr qind e studentėve qė janė specializuar nė Francė detyrohen tė kalojnė kufirin pėr tė gjetur njė vend pune. Vietnamezi Ngo Bao Chau, i cili ka fituar ēmimin “Fields” nė vitin 2010, ka studiuar nė Francė. Nė “Hautes Etudes Scientifiques”, tre nga pesė mėsuesit titullarė tė katedrės janė me origjinė tė huaj. Fushat e kėrkimit janė shumė tė modernizuara, nga nanomjekėsia te parashikimi i motit, nga algoritmet pėr financėn te naviguesit satelitorė. Me pak fjalė, nuk ėshtė rastėsi qė Presidenti Fraēois Hollande ka vlerėsuar pa masė medaljet e fituara nga shkencėtarėt francezė nė shkallė ndėrkombėtare.

    Njė traditė qė i ka rrėnjėt nė shekujt e kaluar, me personazhe tė pasionuar pas matematikės si Jean D’Alembert, Gaspard Monge, Joseph Fourrier. Ka qenė edhe grupi “Bourbaki”, qė duke nisur nga viti 1935, ka revolucionuar mėnyrėn e tė shkruarit tė matematikės dhe ku kanė bėrė pjesė pesė fitues tė medaljes “Fields”. Ky vit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr vendin, sepse pėrkon me 100-vjetorin e vdekjes sė Henri Poincare, matematikan por edhe fizikan, inxhinier, filozof, drejtor i Institutit pėr Shkencat Ekzakte qė dha kontributin e tij nė hartimin e Teorisė sė Relativitetit. Vdiq nė vitin 1912. “Tek ai mėshirohet njė sintezė e pėrkryer mes rrėnjėve tė ndryshme tė kėsaj disipline.

    Ai ka qenė njė nga matematikanėt e fundit universalė”, tregon Cedric Villani. Edhe pse kolegėt e tjerė mė seriozė e shohin me dyshim, Villani thotė se vendi i matematikės ėshtė brenda shoqėrisė. “Duhet tė rrėzojmė imazhin tonė tė vjetėr”. Kėtė kėrkon edhe matematikani tjetėr i njohur nė vend, librat e tė cilit janė shumė tė pėlqyer, Jean Paul Delahaye. Edhe Stella Baruk konsiderohet si “zana e matematikės”. Shkencėtarja me origjinė iraniane ka hartuar njė teknikė tė re pėr mėsimdhėnien e matematikės, e bazuar nė pėrdorimin e gjuhės. Baruk bėn shpesh nė klasė pyetje tė tilla pėr studentėt. “Janė 4 rreshta secili me nga 7 tavolina. Sa vjeē ėshtė mėsuesja?”. Shumė fėmijė pėrgjigjen 28, duke bėrė shumėzimin nė mėnyrė tė menjėhershme, pa menduar pėr kėrkesėn.

    Metoda Baruk ėshtė aplikuar nė shumė shkolla tė vendit dhe ka arritur rezultate tė shkėlqyera. Shumė ekspertė e kėshillojnė pėr fėmijėt qė kanė vėshtirėsi nė kėtė lėndė. Por polemika pėr didaktikėn e pėrdorur vazhdon prej kohėsh. Franca e ka ndryshuar shumė herė mėnyrėn e mėsimdhėnies sė matematikės. Nė rekordin e medaljeve “Fields”, tė yjeve tė matematikės dhe gjithė kėtij kurioziteti pėr misteret e saj, nė fakt fshihet njė paradoks. Niveli mesatar i nxėnėsve francezė ėshtė nė rėnie progresive dhe numri i mėsuesve ėshtė zvogėluar nė 15 vitet e fundit. Disa vjet mė parė u bė shumė e madhe fushata “Tė shpėtojmė matematikėn”, pikėrisht sepse nė programet e reja kishte pasur njė zvogėlim tė mėsimeve tė saj. Teksa sheh aq shumė tė rinj nė radhė nė kampionatet kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr matematikėn, qė organizohen nė vend, e kupton se sa shumė dashuri dhe pėrkushtim kanė pėr tė francezėt.

    “Ashtu si pėr paninet, djathin dhe verėn. Francezėt nuk mund tė bėjnė dot as pa matematikėn. Teoremat janė mė tė bukura edhe se veprat e artit”, pėrfundon duke buzėqeshur Villai.

    Medaljet “Fields” - Francezėt Cedric Villani dhe Ngo Bao Chau fituan nė 2010-n medaljen “Fields”, ekuivalent me “Nobel”-in pėr matematikėn

    Ēmimi “Henri Poincare” - Nė vitin 2012, pėr herė tė parė ky ēmim iu dha dy grave: Sylvia Serfaty dhe Nalini Anantharaman

    Ekspozita - Nė mars, nė Paris u mbyll “Mathematiques”, ekspozita qė fondacioni “Carter” i dedikoi estetikės sė formulave dhe ekuacioneve


    Shifrat

    11 - Nga 55 medaljet “Fields” tė shpėrndara qė nga viti 1936 u janė dhėnė kėrkuesve francezė. Vendin e parė e mban SHBA me 13

    35 vjeē - Francezėt kanė marrė 5 nga 12 ēmimet e shoqėrisė europiane tė matematikės pėr shkencėtarėt e rinj nėn 35 vjeē

    4000 - Nė Francė punojnė rreth 4000 mėsues dhe kėrkues nė matematikė. Vetėm nė Paris, numri i tyre nė kėtė fushė shkon nė 1000. /Shqip/

      Ora ėshtė 29/3/2024, 08:59