Rendesia per te dashur veten tuaj
Ndokush do te thote se duke dashur veten tregohet egoist, por dashuria per veten nuk eshte dhe aq larg nga mendjemadhesia dhe nga emocione te tjera negative. Nga dashuria per veten lind dashuria per te tjeret. Nje banalitet? Si do te ishte e mundur te doje dike tjeter pa dashur veten me pare. Cfare do te thote te duash? Te dashurosh dhe te pranosh, te kuptosh dhe te zbulosh dashurine per ate qe eshte, dashuri per defektet e tua, dashuri per karakterin tend dhe per trupin tend. Nje dashuri qe te con te kuptosh, te cmosh, dhe gjeja me e rendesishme te jesh gjithmone vetvetja. Duke dashur veten tuaj do te gjeni dhe respektin, duke dashur veten tuaj do te cel dhe vetvleresimi, siguria juaj dhe "uni" juaj.
Veshtiresia per te dashur veten
Pyetja qe na pushton: per cfare arsye eshte kaq q veshtire te duash veten dhe ta pranosh ate? Ky artikull eshte i mbushur me pyetje dhe pergjigje pikerisht sepse, mbi te gjitha ne shoqerine aktuale, eshte e komplikuar te japesh dashuri vetes dhe te gjesh pergjigjet. Rruga per te arritur tek pranimi i dashurise per veten eshte e gjate dhe e mbushur me pengesa. Nese me kohen eshte e mundur te arrini nje dashuri per karakterin qe keni dhe per njeriun qe ju jeni, shpesh dashuria per trupin tuaj eshte me e veshtire. Zakonisht vihemi perball modeleve perfekte te bukurise ideale, duke na bere keshtu te humbasim zotesine per te dalluar qartesisht realitetin.
Perse bukuria eshte kaq e rendesishme
Mjafton te mendojme sesi ndryshojne idealet e bukurise ne bote, apo me kalimin e epokave. Perse jame kaq te kushtezuar se te percmojme trupin tone dhe te deshirojme te jemi te dobeta dhe te bukura si aktoret? Perse arrijme te urrejme vecorite tona duke i kthyer ne difekte? E gjithe kjo eshte shume e dukshme dhe rendon shume per femrat ne shoqeri. Perse duhet te jemi te fiksuar pas bukurise dhe estetikes duke humbur ne kete menyre vleresimin per veten tone? Eshte e rendesishme te ndaleni nje minut dhe te kuptoni se vlerat tona mund te jene shume me te medha se sa mendoni. /ikub/