Portokallia rikthehet per me shume humor, me personazhe te reja, me batuta me dhe pa politikane, me probleme sociale qe do ju bejne te qeshni, por edhe te mendoni. Sezoni i 18 fillon kete te diel, ora 20.45 ne ekranin e Top Channel. E premtja dhe e shtuna u eshte rezervuar atyre qe duan ta perjetojne live kete spektakel humori, prane ish-ekspozites Shqiperia e Re. Vetem pak ore na ndajne nga ngritja e siparit, por puna vazhdon. Ne sallen e audicioneve dhe korridoreve te Portokallise ka ritem, batuta, tension, por nuk mungojne edhe te qeshurat. Regjisori Altin Basha premton se do te jete nje sezon i mbushur me surpriza. Eshte nje sezon qe do te filloje vrullshem me disa personazhe interesante krijuar nga aktoret tane. Kemi nje aktor te ri, i cili do te beje proven e pare ne skenen e Portokallise. Pas nje numri te gjate audicionesh ka ardhur ne nje rezultat qe mendojme se eshte i prezantueshem per publikun dhe shpresojme qe ti kenaqe. Kemi te tjere aktore ne audicion qe mund te na premtojne personazhe, te cilet do te prezantohen ne javet ne vijim. Kemi disa surpriza simpatike per sa i perket struktures dhe pikepamjes muzikore. Jemi munduar te bejme diēka te re kete sezon dhe urojme qe te gjeje pelqimin e publikut, tregon regjisori Altin Basha.
Ne kete sezon te ri, Portokallia do te kete edhe nje skenografi te re, realizuar nga Fatmir Minga. Me shume portokalli dhe me shume kolorit per kete spektakel. Eneda dhe Salsano do te jene serish bashke ne prezantim. Nje dyshe qe ndoshta ne fillimet e tyre u pa edhe me dyshim nga skeptiket. Per te katertin vit ngjiten ne skenen e Portokallise per te prezantuar, aktruar e per tia marre nga pak kenges. Te dy mendojne se formula e Altin Bashes ka funksionuar per ti bere bashke.
Shpresoj qe akoma te jem ne ngritje dhe te kem gjera te reja per te dhene bashke me kolegun tim Salasano Rrapi. Ne fillim une hyra me nje besim te tepruar te vetja, por nuk me zhgenjeu, sepse kuptova qe mund te ambientohesha, te mesohesha shpejt dhe te kisha ndihmen e madhe te kolegeve. Fale gjithe kesaj, prezantimi im po zgjat ne Portokalli, shprehet Eneda.
Kjo ishte nje eksperience qe shfaqi te tjera ane te kengetares. Po ēmendon Salsano per te? Ben, ben, thote ai dhe shperthen ne te qeshuren qe e karakterizon. Kur Eneda erdhi ne fillim dhe na besuan drejtimin e Portokallise, kishte skeptike dhe optimiste. Ishte pergjegjesi shume e madhe, por fakti qe ky eshte i katerti sezon qe drejtojme bashke, do te thote qe funksionojme. Sezonin e shkuar morem 10 dhe 10 me yll nuk ka me. Do te mundohemi te jemi ne nivelet te lumte dora, thote Salsano. Por ai nuk do te mungoje te te burgosurit apo tek atentatet. Do te luaj serish rolin e femres, thote ai me te qeshur.
Nga ana tjeter, Flori Bino do te jete serish ne kete numer, qe duket se do te vije me nje risi. Nuk do te kete vetem filma shqiptare, por edhe te huaj, per te plotesuar ate publik qe i ndjek me shume se filmat shqiptare. Sezoni i veres eshte nje galeri e madhe batutash dhe po pergatisim brumin qe do e bejme buke per publikun gjate spektaklit, thote Flori. Nuk do ta braktise Isufin e motit dhe as policin, qe kete radhe vjen me monologe.
Per sa u perket personazheve te reja? Deri tani jo, por duke pasur edhe programe te reja ne Top Channel do te na japin edhe ne mundesine qe ti sjellim ne Portokalli, thote ai, duke iu referuar imitimeve. Nuk do te kursejne politikane te ēdo krahu, personazhe publike e televizive, por edhe personazhe qe perfaqesojne fenomene sociale. Politika eshte burim i madh humori, por ne do ti qasemi asaj me qendrimin tone te paanshem, siē ka qene gjithmone, edhe pse diku me te ashper, diku me spektakolare, por nuk do te leme menjane as problemet sociale. Sezoni qe kaloi, ishte me i mire qe kemi pasur qe nga themelimi i Portokallise dhe kjo e rrit pergjegjesine tone. Megjithate puna eshte bere serioze, atmosfera eshte pozitive dhe besoj te hapim nje sezon po aq te mire sa ai qe ishte, thekson regjisori Basha. Pas asaj qe shihet ne ekran, qendron nje pune e madhe, suksesi i se ciles per regjisorin qendron te frymezimi, klima pozitive e bashkepunimit dhe eksperienca e aktoreve qe tashme kane vite qe dalin perballe publikut. Ne kete sezon jane vene edhe ne nje sprove me te veshtire. Do te kete shume monologe. Ata, perballe publikut.
Monologet jane kategoria me e veshtire ne fushen e kabaretit, duan mjeshteri te larte ne skenar, ide te vazhdueshme, duan humor fin dhe mjeshteri te larte aktori, por kane nje impakt jashtezakonisht te mire te publiku. Nuk kemi qene te bindur per nje numer monologesh qe te dilnin, por eshte punuar shume, eksperienca ka bere te veten tek aktoret, ata jane rritur mjaft profesionalisht dhe mendoj qe i kane rezervat e duhura per ta perballuar publikun vetem. Kjo do te jete nje forme qe do ta zhvillojme me tej, thote Altin Basha. Kostumografia vjen serish nga Ilirjana Loxha Basha, regjia televizive Elton Papuēiu, skenarist Jani Duro, Vangjel Kozmai, kapomaestro Arjan Gjici dhe si koreografe Ola dhe Ezdalini.
Por nuk do te harrojne qe festohet 100-vjetori i Pavaresise. Premtojne se do te kete figura historike, ashtu siē nuk i keni pare dhe te tjera surpriza qe do te fillojne prej kesaj te diele. Portokalli ju pret!
No Comment.