Ne edicionin e tij te pare ka qene padyshim nje nga programet me te ndjekura dhe me te dashura per publikun. "The Voice of Albania" vjen serish me gjithe madheshtine dhe ngjyrat e tij ne ekranin e Top Channel ēdo te premte mbrema. Sipas autorit Rezart Aga, spektakli muzikor nuk do te zhgenjeje as kete here duke sjelle edhe me shume surpriza, zerat me te mire, por edhe risi qe do ta bejne kete program teper terheqes dhe interesant per publikun. Eshte bere nje pune e jashtezakonshme per ta risjelle ndryshe kete show. Do te degjojme zera te mrekullueshem. Ne netet finale secili trajner do te kete 5 konkurente, tregon Aga. Skenografia, megjithese ka ruajtur elementet e patentes nderkombetare, serviret kete here e permiresuar me elemente te rinj te ndriēimit dhe te skenes nga skenografi Fatmir Minga.
Konkurentet do te hipin ne skene me historine e tyre dhe shtypja e butonit do te jete edhe me e veshtire per jurine, shprehet Rezart Aga.
Konkurentet do te perballen me te njejten juri: Elton Deda, Alma Bektashi, Sidrit Bejleri dhe Miriam Cani.
The Voice vjen edhe ne kete edicion nen drejtimin e Ledion Liēos si nje spektakel i mbushur me emocione dhe te papritura. Regjia i eshte besuar serish Ergys Lubonjes.
Ky realizim ka sjelle ne Tirane edhe nje ekip xhirimi te televizionit te njohur gjerman Pro7.
Miriam Cani, pjese e jurise, shpjegon: Ky televizion ka ardhur per te pare nivelin e talenteve shqiptare dhe jane befasuar per mire.
Gazetaret e kanalit Pro7 po realizojne nje reportazh mbi versionin shqiptar te "The voice" si dhe pjesemarrjen e Miriam Canit ne kete spektakel. top-channel.
No Comment.