Yoga eshte bere nje disipline shume popullore ne te gjithe boten, nuk dihet nese eshte fjala vetem per mode apo spiritualitet, por kane lindur shume vende ne bote ku personat pushojne per disa jave (ose muaj) duke iu dedikuar praktikes se yoges. Keto 'retreats'(terheqje, atraksion per yogen), gjenden vetem ne parajsat natyrore qe nuk jane prekur shume nga dora e njeriut dhe per te ushqyer shpirtin dhe trupin jane te pajisura me te gjitha koomoditetet, si pishina, qendra aromaterapike, ne shume raste dhe SPA. Gazeta e famshme 'The Guardian' keto dite ka listuar disa nga qendrat me te mira per te praktikuar yogen. Yoga Barn, Bali. Ata qe pelqejne filmin 'Eat, Pray, Love' nuk mund t'i rezistojne nje udhetimi ketu per t'ju kushtuar yoges. Ne ishull kjo disipline eshte praktikuar qe ne antikitet nga e gjithe popullsia qe, me ardhjen e turisteve kane bere tamam biznes me kete gje.
Mes shume qendrave qe ofrojne pushime dhe kurse yoge, spikat Yoga Barn. Kjo strukture eshte perfekkte per ata qe duan vertete te perfshihen totalisht ne kete disipline dhe i ofron mysafireve cdo dite shtate klasa qe nga ajo e kercimit tek Yin Yoga.
Per te fjetur ishulli ofron mijera resorte, por ata qe duan te ruajne frymen monastike mund te zgjedhin Ubud Aura Retreat, qe ofron dhoma te stilit spartan me cmim te lire prej 15 euro.
Les Passeroses, France. Ata qe duan te provojne nje eksperience yoge ne pak ore nga shtepia mund te mbeshteten tek Les Passeroses, ne jugperendim te Frances.
Kjo qender, qe ndodhet ne nje ndertese antike ne kodrat e mbuluara me vreshta dhe luledielli, i ofron klienteve kurse yoga te kryera me mesues te certifikuar.
Per relaks mund te zgjidhni qendren e meditimit, pishinen dhe shetitjet ne natyre. Dhomat e gjumit te ish-fermes jane nje perzierje e stilit klasik francez me elemente marokene dhe balineze.
Lotus Yoga Retreat, Goa. Kjo qender e Goas eshte shume e njohur sidomos per seminaret e Simon Low.
Mbreti i Tri-Yoga, me pashaporte angleze kalon zakonisht te pakten nje muaj te vitit ne plazhet e mrekullueshme te rajonit, ku meson te pasionuarit qe vijne nga cdo ane e globit.
Interpretimi i tij i Yoges bazohet ne tre parime (asana- sjellje, pranayama- frymemarrja, mudra- zjarri) dhe premton nje pervoje unike qe ben te mundur ndergjegjesimin e te gjithe trupit.
Per te provuar te gjitha keto duhet te shkoni ne Lotus Yoga Retreat, qe per te pushuar pas leksioneve ofron kabina ne plazhe dhe nje menu vegjetariane dhe bio.
Sunflower Retreats, Roma. Pak hapa nga Roma, Sunflower Retreats ofron jave me kohe te plote per yoga te kombinuara me kurse italiane, pikture dhe hipizem.
Leksionet zhvillohen ne Casperia, nje fshat mesjetar qe rrethohet nga malet e Sabines. Atmosfera duket sikur eshte jashte kohes reale dhe pershtatet me praktiken e yoges, ku mesimi varion nga teknikat Asana, Pranayama, te meditimit dhe relaksimit.
Vendi i leksioneve ndryshon sipas stineve, nga leksionet ne qiell te hapur deri tek thellesite e shpellave te maleve. /ikub/
No Comment.