BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Uragani Migjeni!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Uragani Migjeni!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/10/2012, 07:29

    Uragani Migjeni! Largea_migjeni-211350857669

    Nė kinemanė ABC ėshtė shfaqur premiera e filmit dokumentar kushtuar shkrimtarit Millosh Gjergj Nikolla, me titull "Migjeni, ky uragan".

    Dokumentari mbėshtetet mbi dėshmi autentike, nė rrėfimet e personave qė kanė pasur kontakte me shkrimtarin e madh por gjithashtu pasqyron jetėn, veprėn dhe virtytet njerėzore qė ka pasur si shkrimtar dhe mėsues.

    Ideatorja dhe skenaristja e dokumentarit, gazetarja Tefta Radi deklaroi se pas njė pune hulumtuese, pėrmes kėtij dokumentari vijnė edhe fakte tė reja e tė panjohura mė parė pėr shkrimtarin.

    Sipas saj, siē bėn tė ditur Kosovapress, tė gjitha sė bashku zbulojnė shkrimtarin Millosh Gjergj Nikolla, qė jetoi pak, por la pas njė vepėr tė plotė qė u parapriu kohėrave.

    Ajo shpjegon se figura e tij vjen nė dokumentar si njė qenie e madhe sociale, me gjenialitetin e mendjes, tė penės, mė historitė e dhimbjes e tė dashurisė.

    “Motivet qė mė shtyn tė bėj kėtė dokumentar pėr Migjenin janė tė shumta. Sė pari qė e dashuroj Migjenin dhe krijimtarinė e tij. Sė dyti kam burim mirėnjohjeje, njerėz nga familja Radi qė kanė punuar me Migjenin nė Pukė. Gjithashtu, unė kam punuar disa vite nė Pukė, kam hulumtuar rreth tij, kam pasur fatin tė njihem mė nxėnėsit e tij, qė mbeten dėshmitarėt e fundit tė viteve 1930, mė mirė se ata askush nuk mund tė dėshmoj. Jam pėrpjekur tė sjell dėshmi autentike, megjithatė nuk mund tė them se kam arritur gjithēka, sepse kėrkimet pėr Migjenin mund tė vazhdojnė, tė tjerė dokumentar mund tė bėhen, tė tjera tė dhėna dhe fakte mund tė rrinė”, ka thėnė Radi.

    Nė dokumentar nuk mungojnė edhe dėshmitė e trashėgimtarėve tė familjes Nikolla, mbesės Angjelina Ceka dhe nipit Gjergj Pero. Mjaft fakte interesante sjellin edhe studiuesit Moikom Zeqo, Adriatik Kallulli e tė tjerė.

    Mbesa e Migjenit, Angjelina Ceka, e cila sjell dėshmi tė reja nga jeta e shkrimtarit, thotė se edhe nė tė kaluarėn ka pasur disa dokumentarė tė shkurtėr televiziv qė i janė kushtuar Migjenit. Mirėpo, sipas saj, dokumentari i Tefta Radit, "Migjeni, ky uragan", ėshtė mė i plotė dhe i realizuar nė mėnyrė perfekte.

    “Mendoj se ky dokumentar ėshtė mė i plotė,ėshtė trajtuar me dashuri, dhe Tefta edhe si njė mėsuese qė ka qenė nė Pukė dhe duke njohur psikologjinė dhe traditat e Pukės,ka hyrė nė brendėsi tė viteve dhe jetės sė Migjenit, nė kohėn kur ai ishte mėsues nė Pukė”, ka thėnė Ceka.

    Nė dokumentar, njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe interpretimet e aktorėve shkodranė Enver Hyseni, Merita Smaja e Paskualina Gruda.

    Pėrndryshe, shkrimtari, Millosh Gjergj Nikolla, apo ndryshe i njohur si “Migjeni”, ka lindur me 13 tetor nė vitin 1911nė qytetin e Shkodrės, ndėrsa vdiq mė 1938, nė moshėn 27 vjeēare pas njė sėmundjeje tė rėndė nė njė spital nė Torino tė Italisė.

    Migjeni ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930 dhe konsiderohet si njė ndėr shkrimtarėt mė tė lexuar e mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė shqipe tė shekullit tė 20-tė.

    Ai shquhet me veprat e tij, pėrmes se cilave i kėndoi dhimbjes, mjerimit, por edhe tė ardhmes qė do tė ishte, sipas vizionit tė tij, ndryshe. /BS/

      Ora ėshtė 6/5/2024, 20:05