Dashuria me shikim te pare: Renia ne dashuri eshte nje moment
Ne SHBA njė ekip studiuesish te universitetit te Syracuse, New York, kane kryer nje kerkim, i projektuar per te kronometruar se per sa kohe duhet per te rene ne dashuri me dike.
Ne 20 te qindat e sekondes duke u nisur nga koha kur vezhgojme tjetrin/en shkaktohen ne tru procese kimike qe clirojne ne trup substanca si oksitocina, adrenalina dhe dopiamina, ne gjenje per te shkaktuar nje ndjenje mirqenieje dhe eksitimi te ngjashem me efektin e drogave, pohon koordinatoria Stephanie Ortigue. Dymbedhjete jane zonat e trurit te perfshira ne te gjtihe procesin, duke demonstruar faktin se renia ne dashuri (dhe cdo ndjenje e dashurise) lindin pikerisht nga mendja dhe jo nga zemra, sic romantiket do te donin te besojne.
Nder te tjera kur vuajme per dashurine gjendja psiko-fizike qe na krijohet eshte e ngjashme me ate te gjendjes depresive; kini kujdes mos nevleresoni efektet negative te nje zhgenjimi ne dashuri dhe pasojat emocionale qe sjell me vete.
Renia ne dashuri kalon nga syte
Para ketij studimi, revista amerikane Archives of sexual behavior kishte publikuar nje kerkim per te percaktuar se per sa kohe behemi te vetedijshem se terhiqemi nga dikush. Rezultatet jane te ndryshme per meshkujt dhe femrat, zoterinjte qe jane magjepsur duke pare nje gjah per me shume se 8 sekonda tregojne nje interest e qarte per ta kapur, nese e shikon rreth 4 sekonda, do te thote qe nuk ka interes. Ne te kundert, nje grua qe shikon nje mashkull per disa sekonda nuk do te thote asgje. Ne fakt per shkak te gjykimeve morale atribuar zonjave qe mbeshtesin shikimet indiferente me seksin tjeter, te kapen ne flagrance duke pare nje burre interesant eshte e pahijshme, atehere bejeni me stil. Si pasoje rregulla e 8 sekondave nuk vlen per seksin e femrave, qe tregon interes me sy por ne nje menyre pak te qarte per shumicen.
Dashuria me shikim te pare dhe renia ne dashuri
Shume e komentojne gabim te menduarit se, si pasoje e nje dashurie me shikim te pare dhe renia ne dashuri, dashuria me D te madhe eshte prapa deres. Edhe pse dashuria me shikim te pare mund te jete ndihme ne shfaqjen e nje ndjenje te forte dhe te thelle, nuk eshte kusht i dmosdoshem pa te cilin nuk mund te thuhet se kane gjetur shpirtin binjak.
Gjate gjithe jetes te gjithe mund te thone se u goditen te pakten nje here, por jo shume te tjere mund te pretendojne e kane gjetur personin me te cilin do te ndajne jeten e perditshme. Kjo korrenspondon me kriteret e perzgjedhjes qe shkojne pertej aspektit fizik; substancat e prodhuara nga truri ne ate pese te qindat e sekondit qe kemi pershkuar, gjestet mund te prodhohen edhe ne vazhdimesi te nje njohje te plote te partnerit ne harkun e nje kohe me te gjate te shpenzuar sebashku. Pra, nese dashuria me shikim te pare ekziston, mjafton te mos fiksohesh me faktin qe mund te jete me doemos shenje dashurie, ajo e verteta, e cila zgjat per gjithe jeten. /Portalb/