Surface synon te konkuroje tregun qe ka nisur te popullohet ndjeshem tashme me tablete, qe nga iPad i famshem, Samsung Galaxy Note e deri tek Kindle Fire te Amazon apo Nexus7 te Google. Ne ndryshim nga te tjeret, Surface mburret me hardware-in e tij, ndersa sa per aplikacionet dhe softe te tjera ka marre kritika te forta.
Tableti i Microsoft eshte 32 dhe 64 GB, i pari kushton rreth 500 euro, i dyti 700 euro, ka si sistem operimi nje version te Windows 8, e cila vete do te prezantohet zyrtarisht me 25 tetor ne Nju Jork.
Vjeshta ka qene e nxehte me risite teknologjike te kompanive rivale. Pas hedhjes se iPhone5 ne shtator, tetori ka pasur me nje sere produktesh te reja nga Samsung, Microsoft dhe Google. Me 24 tetor, Samsung prezanton ne Nju Jork Galaxy Note 2, nje hibrid mes tabletit dhe telefonit. Po ne Nju Jork, Microsoft nje dite me pas do te prezantoje sistemin e operimit, Windows 8. Me 29, serish ne Nju Jork, Google mbane eventin e Androideve, ndoshta me risi per tabletin e saj, Nexus.
Ne te njejten dite, por kete here ne San Francisko, Microsoft do te prezantoje Windows Phone 8, sistemi i operimit per telefone. top-channel.