Kemi lexuar shume gjera per aktoren e famshme me origjine shqiptare, Eliza Dushku. Ca me shume tani vone kur ajo ishte ne Shqipėri, ku ishte ne qender te mediave. Dhe nese kemi menduar se i ka thene te gjitha, gabohemi, sepse vete aktorja dje ka pohuar se ka plot gjera per te thene. Ne intervisten per revisten amerikane UsMagazine.com, Eliza ka treguar 25 gjerat qe njerezit nuk dine rreth saj. Ka renditur ne te, qe nga gjerat e saj me intime deri tek ato me te dukshmet. Po cilat jane ato? Ca qe Eliza thote se si dime, ne fakt seshte tamam keshtu, por ne po i botojme te gjitha dhe ju i gjeni me poshte:
1. Une zakonisht jam katastrofe ne kuzhine.
2. Mund te bej gatime tradicionale shqiptare te klasit boteror
3. Jam thesar i kombit shqiptar, se bashku me familjen Belushi dhe Nene Terezen!
4. Pjesemarrja ne filma dhe ne TV me kane dhene mua nje tjeter kuptim, por edhe arritje.
5. Jam fanatike e Archbishop Desmond Tutu.
6. Qyteti i Bostonit eshte qyteti im me i dashur.
7. Agresiviteti eshte shume i zakonshem per mua.
8. Kam thyer njehere brinjet, krahun, por edhe hunden.
9. Kushdo qe me merr ne telefon duhet ta provoje tre here qe ti dale sekretaria ime.
10. Pseudonimi ndersa rritesha ka qene Corky Shmeshman. Por tani i dashuri im, Rick Fox, me therret Shmubula.
11. Kenga ime me e preferuar ne karaoke eshte ajo e Madonnes Like a Prayer.
12. Derisa mbusha moshen 18 vjec nuk e dija se cfare ishte marka Gucci.
13. Fshehtazi une enderroj qe te isha nje dermatologe.
14. Kam kater nishane ne tere trupin tim.
15. Vellai im eshte stilist dhe eshte shoku im me i mire.
16. Fjalorin e te folurit te perditshem e kam si nje shitese droge.
17. Emrin ma kane vene sipas pionieres se feminizmit Eliza R. Snow.
18. Puna ne sherbim te femijeve te ish-ushtarakeve ne Ugande, eshte shume e rendesishme per mua.
19. I kam shume frike mushkonjat.
20. Bregdeti me ben gjithnje te qaj.
21. Duke qene mjaft e matur, kjo me ka bere qe te ndryshoj jeten.
22. Nuk mund ti rregulloj dot vete floket.
23. Pasaporta eshte prona ime me e cmuar. Kam qene ne 134 qytete te 36 shteteve te ndryshme.
24. Patatet e embla i kam ushqimin me te preferuar.
25. Vdes te regjistroj video-lojera, se keshtu niperit mund te luajne me mua.
No Comment.