BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja “Venus”, jahti i ideuar nga babai i “Apple”, Steve Jobs (video)

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ja “Venus”, jahti i ideuar nga babai i “Apple”, Steve Jobs (video)

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/10/2012, 17:22



    Nėse sot Steve Jobs do tė ishte ende gjallė, me siguri do tė ishte ende duke projektuar risi tė reja, edhe pėrtej kompanisė “Apple”. Njė krijesė e tij ėshtė edhe jahti i gjatė 70-80 metra, qė ėshtė pagėzuar me emrin “Venus”. Pėrurimi i kėtij mjeti ėshtė bėrė nė Aalsmeer, qytezė e vogėl holandeze me rreth 30 mijė banorė. Barka i pėrgjigjet dizajnit tė jashtėzakonshėm minimal qė ka bėrė tė famshme produktet “Apple” dhe ėshtė e pasuruar nga brenda prej dizenjimeve tė Philippe Starck. Jobs ka punuar pėr "Venus" qė kur i lindi si ide, gjė qė tregohet edhe nė biografinė e tij tė shkruar nga Walter Isaacson.

    Projekti i kėtij jahti elegant dhe "minimal" ishte praktikisht si ai i njė dyqani “Apple”. Dritaret e kabinave janė me dimensione tė mėdha, nga dyshemeja deri nė tavan, ndėrsa dhoma kryesore ėshtė projektuar qė tė kishte xhama tė lartė rreth 12 metėr dhe tė gjerė tė paktėn 3 metra. Pėr kėtė, Jobs i kishte kėrkuar ndihmė kryeinxhinierit tė dyqaneve “Apple” pėr tė projektuar njė xham special qė tė ishte nė gjendje t’i jepte njė mbėshtetje strukturore. Jahti ėshtė i pajisur edhe me disa “iMac” prej 27 polesh nė sallėn e kontrollit, duke pėrfaqėsuar kėshtu instrumentin kryesor nė dispozicion tė ekuipazhit pėr tė monitoruar me kujdes ēdo aspekt. Faktikisht, Steve e kishte projektuar pėr tė shėtitur botėn me tė shtrenjtėt e tij: gruan Laurene dhe fėmijėt Eve, Erin dhe Reed, tė cilėve u ka kaluar tashmė nė zotėrim.

    “Venus” ka marrė formė si pėrfundim nė kantieret detarė holandezė tė “Feadship”. Tė gjithė ata qė kontribuuan pėr realizimin e kėtij mjeti detar kanė marrė njė dhuratė simbolike nga familja Jobs: njė “iPod Shuffle” me emrin e vet tė shkruar nė pjesėn e prapme dhe njė letėr me disa radhė domethėnėse falėnderimi.

      Ora ėshtė 26/4/2024, 15:49