BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Topi i Artė 2012, Messi, Iniesta e Ronaldo nė listė... Ja 23 lojtarėt!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Topi i Artė 2012, Messi, Iniesta e Ronaldo nė listė... Ja 23 lojtarėt!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/10/2012, 10:15

    Topi i Artė 2012, Messi, Iniesta e Ronaldo nė listė... Ja 23 lojtarėt! Largea_messi-iniesta-e-ronaldo11351531824

    Gara ėshtė zyrtarisht e hapur. Fifa dhe France Football publikuan listėn e 23 finalistėve tė parė pėr fitimin e “Topit tė Artė” pėr vitin 2012, ku pretendentė kryesorė janė Cristiano Ronaldo, Mesi dhe Andres Iniesta, qė sigurisht nuk mund tė mungonin nė kėtė pėrzgjedhje paraprake.

    Mes 23 emrave tė parė, bie nė sy valanga spanjolle, qė ka plot 7 futbollistė tė kombėtares, pasojė dhe e suksesit nė kampionatin europian, ku pėrvec Iniestės dhe Xavit, gjendjen gjithashtu dhe Casillas, Busquets, Pique, Sergio Ramos dhe Xabi Alonso.

    Klubi qė ka mė shumė pėrfaqėsime ėshtė Reali i Madridit me gjashtė lojtarė nė listė, ndėrsa ndiqet nga Barcelona me pesė futbollistė. Italia ėshtė nė garė ndėrkohė me tre futbollistė, Pirlo, Buffon dhe Balotelli. Ajo qė bie nė sy ėshtė numri I pakėt tė finalistėve qė propozojnė dy superfuqi tė futbollit botėror, si Brazili dhe Gjermania, ku Selecao ka vetėm njė lojtar nė garė, Nejmar ndėrsa pėr pancerat futbollistėt janė dy, portieri Neur dhe Mesut Ozil.

    Gjithashtu nė listė janė dhe Didier Drogba, fitues I Champions me Chelsea dhe Zllatan Ibrahimovic, fitues i Kėpucės sė Artė nė Itali sezonin e shkuar dhe aktualisht nė forcė te PSG. I vetmi anglez qė do tė pretendojė pėr fitimin e trofeut ėshtė Wayne Rooney, ndėrsa Holanda pėrfaqėsohet vetėm me Robie Van Persie.

    Njė kandidat i fortė pėr tre finalistėt shikohet dhe Radamel Falcao, fitues I Europa League dhe kryegolashėnues I kėtij kompeticioni sezonin e kaluar. Tre finalistėt do tė bėhen tė ditur mė datė 29 nėntor nė Sao Paolo, ndėrsa Cmimi do tė jepet mė datė 7 janar nė Zurich. Nė votim do tė marrin pjesė trajnerėt dhe kapitenėt e 209 pėrfaqėsuesve tė Fifas si dhe 49 gazetarė tė France Football qė kompletojnė jurinė.

    Lista e 23 futbollistėve :

    Sergio Agüero (ARG/Manchester City)
    Mario Balotelli (ITA/Manchester City)
    Karim Benzema (FRA/Real Madrid)
    Gianluigi Buffon (ITA/Juventus Turin)
    Sergio Busquets (ESP/FC Barcelone)
    Iker Casillas (ESP/Real Madrid)
    Didier Drogba (CIV/Chelsea, puis Shanghai Shenhua)
    Radamel Falcao (COL/Atletico Madrid)
    Zlatan Ibrahimovic (SUE/Milan AC, puis Paris-SG)
    Andrés Iniesta (ESP/FC Barcelone)
    Lionel Messi (ARG/ FC Barcelone)
    Manuel Neuer (ALL/Bayern Munich)
    Neymar (BRE/Santos)
    Mesut Özil (ALL/Real Madrid)
    Gerard Piqué (ESP/FC Barcelone)
    Andrea Pirlo (ITA/Juventus Turin)
    Sergio Ramos (ESP/Real Madrid)
    Cristiano Ronaldo (POR/Real Madrid)
    Wayne Rooney (ANG/Manchester United)
    Yaya Touré (CIV/Manchester City)
    Robin van Persie (PBS/Arsenal, puis Manchester United)
    Xabi Alonso (ESP/Real Madrid)
    Xavi Hernandez (ESP/FC Barcelone)

      Ora ėshtė 6/5/2024, 20:02