Ne fondet etnografike te Qendres se Studimeve Albanologjike ndodhen plot 16 flamuj te cilet i konservojme.
Per nga koha dhe vjetersia e tyre, radhiten qe nga viti 1881, qe eshte flamuri i Plaves dhe i Gucise, qe eshte ne nje gjendje te keqe. Flamujte e tjere jane te ruajtur disi me mire. Nje flamur tjeter eshte ai i shoqerise Drita, i vitit 1884. Eshte nje flamur qe ne po perpiqemi ta identifikojme, se bashku me eksperte, por mendohet te jete flamuri i Aladro Kastriotit.
Flamure te tjere lidhen me figuren qendrore te pavaresise, qe eshte Ismail Qemali. Eshte flamuri qe eshte perdorur ne varrimin e tij ne vitin 1919 dhe ne rivarimin ne 1932-shin, ne Vlore. Nje flamur tjeter i rendesishem eshet flamuri i perdorur ne vitin 1913, ne qeverine e Vlores, me rastin e 1-vjetorit te pavaresise. Flamuri i radhes eshte ai i Princ Vidit, i vitit 1914, i cili po restaurohet. Flamuri i Vatres, i vitit 1918, flamuri i Shoqerise se Stambollit i vitit 1919, jane gjithashtu pjese e arkivit. Flamuj te tjere jane ai qe u perdor ne ēlirimin e Vlores se vitit 1920, ne proces restaurimi, ai i Kongresit te Lushnjes, pese flamuj te ushtrise shqiptare, qe jane te batalioneve te ndryshme ne vitin 1927. Flamuri i fundit eshte ai i Gjindarmerise Kosova, gjate Luftes se Dyte Boterore. topchannel.