BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arta Dobroshi: E kam pasion aktrimin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    03112012

    Buzqeshje Arta Dobroshi: E kam pasion aktrimin!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Arta Dobroshi ėshtė aktorja e parė shqiptare qė ka shkelur nė tapetin e kuq tė Festivalit tė Filmit nė Kanė, atė tė Berlinit dhe nė Sundance. Arritje tė tilla kanė ardhur falė talentit tė saj tė madh dhe pasionit qė ka pėr aktrimin. E ftuar nė studion e emisionit “Pasdite nė Top Channel’, aktorja e lindur nė Prishtinė tregoi se hyn brenda rolit sapo merr skenarin nė dorė: “Kur marr njė skenar e deri tek xhirimi unė mendoj pa pushim pėr rolin qė mė ėshtė caktuar. Mė pas, kur nis xhirimi, jam gati dhe mė vijnė gjėrat natyrshėm. Mė pas, pėr tė dalė nga roli mė duhet njė muaj. Pas njė muaji e kuptoj se sa shumė kam qenė brenda atij roli”.

    Arta foli edhe pėr filmin “Lorna’s Silence” tė vėllezėrve Dardenne, qė e bėri tė famshme. 33-vjeēarja mėsoi frėngjisht brenda dy muajve pėr tė interpretuar nė tė: “Tė mėsosh frėngjisht duhet tė jesh e pėrqendruar, kam dėgjuar muzikė frėngjisht, kam parė filma frėngjisht nė shtėpi pėr dy muaj me radhė. U izolova dhe gjatė gjithė kohės dėgjoja frėngjisht. Unė kėshtu e kam mėsuar shpejt”.

    Nė lidhje me filmin “Tre Botėt”, Arta kujtoi se kishte njė rol “shumė emotiv”. “Kur e kam marrė skenarin e kam pranuar sepse mė ėshtė dukur rol i mirė qė nė fillim, por ishte i vėshtirė dhe gjatė gjithė xhirimit unė kam qeshur shumė pak. Ishte njė rol shumė dramatik”.

    Nė filmin ‘Late Bloomers’, aktorja ka edhe njė skenė “tė nxehtė” me aktorin William Hurt. “Nuk ka asgjė tė keqe, janė skena si gjithė tė tjerat. Ne i mbulojmė sytė fėmijėve kur ka skena dashurie dhe i lejojmė tė shohin skena tė dhunshme lufte. Puthja nė film ėshtė krejtėsisht normale”.

    Duke folur pėr konkurrencėn nė kinematografi, Arta u shpreh: “Besoj se ka vend pėr tė gjithė dhe unė besoj tek ndihma me njėri-tjetrin dhe jo tek konkurrenca. Unė nuk mund t’ia marr vendin dikujt tjetėr sepse mundėsi ka pėr tė gjithė”.

    Kur u pyet se ēfarė do tė bėnte nė jetė po tė mos ishte aktore, Arta deklaroi: “Nuk e di. E kam pasion aktrimin dhe ndihem mirė me atė qė bėj. Nuk e di ēfarė mund tė bėhesha, por njeriu pėrshtatet”.

    Nė fund, Arta Dobroshi sqaroi edhe foton qė bėri xhiron e botės, ku ajo tregoi mė shumė seē duhej nė Kanė: “Unė nuk e kam kuptuar fare ēfarė ndodhi. Ka fryrė erė dhe nuk ėshtė fundi i botės, por nė showbiz kjo pėrbėn interesanten tashmė. Nuk ka asgjė tė keqe, nuk e bėra me dashje”, tha Arta.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 03:03