BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    'SHBA zgjedh', 3 arsye pse fiton Obama; 3 arsye pse fiton Rumni!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 'SHBA zgjedh', 3 arsye pse fiton Obama; 3 arsye pse fiton Rumni!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/11/2012, 16:49

    'SHBA zgjedh', 3 arsye pse fiton Obama; 3 arsye pse fiton Rumni! Zgjedhje

    Se kush do tė jetė presidenti i SHBA-ve pėr katėr vitet e ardhshme, kjo mund tė mėsohet vetėm pas mesnatės. Por gazeta “Los Angeles Times”, jep tre arsye se pėrse secili nga dy kandidatėt mund tė shpallet fitues.



    Arsyet pse fiton Obama



    Optimizmi pėr ekonominė: Po, papunėsia mbete e lartė, 7.9% dhe rritja ekonomike mbetet e ulėt. Por ka njė ndryshim mes rritjes sė ngadaltė dhe mos rritjes ekonomike. Por nga vera, numri i amerikanėve optimistė pėr tė ardhme ekonomike ėshtė rritur. Kjo ėshtė nė favor tė Obamės.

    Latinėt: Dekadėn e fundit Karl Rove dhe strategė tė tjerė Republikanė kanė ngritur shqetėsimin se nėse partia e tyre nuk arrin tė gjejė njė zgjidhje pėr shtetet me rritje tė shpejtė tė popullsisė latine, rrezikon tė humb zgjedhjet. Rumni gjatė fushatės ka mbajtur njė qėndrim tė fortė kundėr emigrantėve ilegalė. Sondazhet tregojnė se Obama do tė marrė 70% tė votave tė popullsisė latine.

    Beteja e nėndheshme: Strategėt e Obamės, David Axelrod dhe David Plouffe si edhe menaxheri i fushatės, Jim Messina, kanė bėrė tė ditur se janė mobilizuar qė prej njė viti pėr identifikimin, regjistrimin dhe mobilizimin e mbėshtetėsve qė mund tė bėjnė diferencėn nė garat e ngushta.





    Arsyet pse fiton Rumni



    Performanca ekonomike: Po, optimizmi ėshtė nė rritje, por nuk mund tė mohohet se shumica e amerikanėve besojnė se amerikanėt besojnė se vendi ka njė drejtim tė gabuar dhe nuk kanė besim se politikat e Obamės pėr ekonominė do ta zgjidhin kėtė. Ekonomia konsiderohet si prioriteti kryesor i votuesve.

    Fshehja e votės: Nisur nga posterat e Republikanėve, shumė besojnė se sondazhet publike tė organizuar nga mediet, universitetet dhe qendrat kėrkimore, kanė ulur votat pėr Republikanėt. Nė zgjedhjet e vitit 2004, sondazhet tregonin se numri i votuesve tė identifikuar ishte i njėjtė pėr tė dy partitė kryesore. Nė 2008, Demokratėt kishin njė avantazh tė dukshėm. Shumė mendojnė se situatė ėshtė e ngjashme me vitin 2004 dhe nėse kjo ėshtė e vėrtet atėherė Rumni do tė marrė mė shumė vota se sa kanė treguar sondazhet.

    Elektorati i moshuar dhe i bardhė: Nė vitin 2006, morėn pjesė nė votim 61.6% e zgjedhėsve. Ky ishte niveli mė i lartė qė prej vitit 1971. Shumė analistė presin qė pjesėmarrja kėtė vit tė jetė mė e vogėl. Por sa dhe kush do tė qėndrojė nė shtėpi? Specialistė presin pjesėmarrja tė ulėt tek tė rinjtė dhe minoriteteve. Ndėrsa pritet qė pjesėmarrja e tė moshuarve dhe tė njerėzve pa ngjyrė tė rritet dhe kjo gjė do tė favorizonte dukshėm Rumnin. /Shekulli/

      Ora ėshtė 2/5/2024, 07:04