Para mijera vjetesh, ishte nje nga qytete me te pasura te vendit, pasi per shkak te rruges se mendafshit me mijera njerez nga e gjithe bota e vizitonin ēdo dite per te blere dhe shitur aty mallrat e tyre.
Kur rruga e mendafshit u braktis, filloi dhe rrenimi i gjithe rajonit. Por, me kalimin e kohes, banoret e qytetit Zhangye braktisen tregtine dhe filluan te merreshin ekskluzivisht me bujqesine dhe blegtorine.
Megjithate, vitet e fundit kjo duket se po ndryshon. Zona perreth, u be e njohur ne te gjithe boten pas realizimit dhe shfaqjes te nje filmi, skena te cilit u realizuan aty. Thjesht, panorama mbreselenes e maleve me ngjyra, terhoqi vemendjen e njerezve me ato peizazhe mahnitese
Ky fenomen i pazakonte gjeologjik, eshte i njohur si Formacioni Danxia dhe eshte shkaktuar per shkak te akumulimit te sasive te medha te gureve ranor dhe sedimenteve te tjera ne siperfaqe.
Keto sedimente me kalimin e miliona viteve oksidohen nga kontakti me ajrin dhe te marrin ngjyra aq te gjalla.
Kina eshte vendi i vetem ne bote, ne te cilin jane zbuluar deri me tani Formacione Danxia. Gjenden edhe ne rajone te tjera te vendit, por zona ne fjale prane qytetit Zhangye, sipas specialisteve perben vendin me mbreselenes dhe te vetem te ketij fenomeni gjeologjik.
Keshtu, me mijera vizitor udhetojne per te shijuar pamjet e mrekullueshme te ketij fenomeni te rralle, qe nuk e ndesh askund te ne gjithe boten. alb-observer.