nga Tesa 5/12/2012, 19:10
E verteta eshte se nuk kam mesuar kurre te jem e
lumtur. Pershembull, sipas meje, kur vjen te nje gje e
bukur duhet te jesh e afte te ulesh dhe ta mbash forte
dhe te mjaftohesh me aq, jo sic bej une qe perpiqem ta
cmontoj per te pare si funksionon dhe i them vetes se
po e bej per te kuptuar si ta bej te vazhdoje te
funksionoje, sikur nuk e di qe, duke e cmontuar rrezikoj
ta thyej, dhe te mos di me si ta rregulloj. Dhe atehere,
nese do me pyesje "perse?" mund te te pergjigjesha ne
kete menyre: po me ben pyetjen e gabuar, e duhura do
ishte, "perse po ma thua?" Dhe pergjigja, epo,
pergjigja eshte e thjeshte. Po ta them qe ti te ulesh me
mua dhe me kete gje te bukur, qe je ti, por mbi te
gjitha qe jemi ne, dhe te me mbash duart duke i
shtrenguar midis te tuave, per te mos me lejuar ta
thyej, te thyhemi; qe ti te ulesh me mua per te me
shpjeguar se nuk eshte e nevojshme te kuptoj perhere
gjithcka, qe ta besh duke me mbajtur forte, dhe
atehere jam e sigurte qe do kuptoja.