nga Arlo 10/12/2012, 23:23
AJO...
Me kerkunen me fol per te edhe rastesisht nji buzeqeshje me pushtoi ftyren. A e dini si asht aja per mu? Si magjia e ditve te veres, ku mjafton une dhe ajo, nji shazllon, disa yje, te perqafum tu prit nadjen. Ndoshta kisha than asht edhe si nji dite me shi dhjetorit kur kam ardh shume i lodhun prej punet edhe sapo ndezi radion dhe shtrihem rastesisht fillan kanga jone. Ajo asht nji buzeqeshje qe une e kerkoj mes shume te tjerash. Por ne menyren ma te thjesht te mundshme kisha than se une dhe ajo jena si oksigjeni ne bashkepunim me dioksidin e karbonit, nji pale xhinsa ne kombinim me nji bluze sportive, Pica me nji Birre te ftofte, topi ne fushe edhe rrjeta, Roza dhe Jack me Titanikun e tyne, ne jena romanca ma e bukur qe nisi dhe ne e dona te perfundume, sepse fundet e lumtuna nuk jane kurre lerg... ♥