Mes 100 dhe 200 milione viteve pas formimit te saj, Toka ishte e perbere nga nje oqean magme me nje berthame metalike ne qender, qe gradualisht filloi te ftohet. Kete e kane zbuluar disa kerkues te "Laboratoire de Geologie" tė Lionit nė Francė. Shkencetaret kane ekzaminuar disa shkembinj prej rreth 3.4 miliard vitesh me prejardhje nga malet Isua ne Groenlande.
Keto kampione deshmojne gjendjen gjeologjike te Tokes ne miliardet e saj te pare te jetes. Veēanerisht, studiuesit kane vene re mungesen e neodimio-142, nje element ky qe eshte praktikisht i bollshem ne te gjithe shkembinjte tokesore. Por ja qe mungonte pikerisht ne ato te ekzaminuara nga studiuesit franceze. Nje deshmi kjo e mungeses se homogjenizimit, te ardhur ne momentin kur magma oqeanike nisi te kristalizohet. /ikub/