Rita Ora do te jete me 28 Nentor ne Tirane, per nje koncert te dedikuar festes se shqiptareve, 100 Vjet Pavaresi. Kjo informate eshte konfirmuar ne emisionin Zone e Lire te Arian Canit. Mesohet gjithashtu se Rita Ora do te jete kengetarja kryesore, e cila do te cele festen qe do te mbahet ne sheshin kryesor te kryeqytetit te Shqiperise. Festimet e 100 vjetorit te Pavaresise do te kulmojne ne datat 28-29 nentor, nderkohe qe nje nga befasite e festimeve, tashme e bere publike, do te jete ylli britanik me origjine shqiptare, i showbizit boteror, Rita Ora. Mesohet se koncerti i madh festiv do te nise rreth ores 21:00 te dates 28 Nentor dhe pritet te mbaje ndezur atmosferen deri ne oret e para te mengjesit te dates 29 Nentor, duke shenuar nje nder evenimentet me festive sidomos per rinine.
Rita Ora eshte bere vitet e fundit e famshme per kenget e saj dhe bashkepunime me yje te tjere te muzikes boterore. Ajo ftohet dendur ne koncerte ne te gjithe boten dhe turet e saj nuk kane te sosur. Se fundi, Rita Ora ishte edhe ne Kosove ku ndezi Prishtinen me nje koncert qe bashkoi mijera fansa. Turet e metejshme kane perfshire jo vetem ato ne Britanine e Madhe ku jeton, por edhe shume qytete te ndryshme te Europes.
No Comment.