BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nje shqiptar ne Panairin Boteror te Shpikjeve!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Nje shqiptar ne Panairin Boteror te Shpikjeve!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/11/2012, 07:04

     Nje shqiptar ne Panairin Boteror te Shpikjeve! Images

    Shpikja shqiptare per 2012 u prezantua nga Vullnet Miraka, me pajisjen per gjenerimin e gravitetit artificial per lengjet, me emrin e autorit “Mirakatec”

    Vullnet Miraka, Qendra Shqiptare per Shpikjet dhe Studimet ne Energji: “Te marrim per shembull ujin. Me vendosjen e pajisjes ne nje nivel te caktuar, uji udheton natyralisht nga niveli zero deri ne nivelin e kerkuar, pa patur nevoje per pompim dhe energjia qe ne shpenzojme per gjenerimin e gravitetit eshte vetem 10% e asaj qe nevojitet per pompen e ujit.”

    Andrew Cowell, vizitor: “Ne ndajme te njejtin interes dhe me terhoqi vemendjen, sepse ishte ne fushen e fizikes, ku une kam njohuri, por me shume eksperience kam per zgjidhjet e mekanikes”.

    Vullnet Miraka: “Te 13 anetaret e jurise, qe i perkasin kesaj fushe, te gjithe jane sqaruar, kane bere llogaritjet dhe kane deklaruar funksionalitetin e plote te saj”.

    Kjo shpikje vleresohet se ul kostot ne sektoret e bujqesise, metalurgjise, industrise kimike, ate per ujin e pijshem, si dhe per sherbimin zjarrfikes.

    Autori shpjegon se nje pajisje e tille, nese do te vendosej ne hidrocentralet egzistuese te Shqiperise, do te garantonte energji elektrike pa nderprerje pergjate gjithe vitit.

    Vullnet Miraka: “Niveli i liqenit, gjate periudhave te ndryshme te vitit, leviz poshte ose lart, per shkak te shirave. Duke instaluar pajisjen tone, qe ka funksion te dyfishte, ujin e marrim pasi ka kaluar ne turbine dhe e rikthejme ne liqen, duke bere qe niveli maksimal ne liqen te jete i garantuar pergjate gjithe vitit. Kjo ben qe, minimalisht ne te gjitha hidrocentralet egzistuese te rritet prodhimi 40%, e garantuar pergjate gjithe vitit, dhe ka prodhim konstant e jo oval”.

    Ne konkursin e 2009-tes, Miraka u vleresua me medalje bronzi vetem per konceptin. Kesaj radhe, shpikesi shqiptar arriti te kaloje me peripeci permes Italise e Zvicres, deri ne Belgjike 1.2 ton ngarkese.

    Vullnet Miraka: “Duke filluar me ndertimin e pajisjeve ne menyre manuale dhe me gjithe kthimin mbrapa, kushtoi me shume se 24 mije euro. Fatkeqsisht apo fatmiresisht, sido qe mund ta quaje kushdo, kemi ardhur me fuqite tona, me xhepat tane”.

    I vleresuar me ēmimin e Arte nga shfaqja nderkombetare e Varshaves per shpikjen, puna e Vullnet Mirakes u nderua me ēmim simbolik edhe ne konkursin “Eureka 2012” te Innova Brussels.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 08:53