Era e nje parfumi te caktuar mund te rikrijoje vizionet e nje dashurie te pare dhe mund te nxise ngushellim, sic mund te deshmoje cdo praktikues i therapise me arome (aromatherapy).
Aroma mund t'a nxise njeriun per te blere dicka - dhe kjo eshte arsyeja pse shitesit e zgjuar te pronave te patundshme shpesh pjekin biskota ne shtepite qe ata perpiqen te shesin - aroma e biskotave u rikujton bleresve atmosferen e ngrohte e te embel mikepritese qe kane provuar ne periudha te caktuara te jetes se tyre.
Ekspertet e marketingut ne Universitetin e Shtetit Washington (WSU) dhe te Universitetit Saint Gallen ne Zvicer, kryen kerkime per te gjetur se cilat aroma jane me te efektshme ne joshjen e konsumatoreve per te blere. Rezultatet e botuara ne revisten e shitjeve me pakice (the Journal of Retailing) tregojne se aromat e thjeshta jane me te efektshme.
Shkencetaret ekspozuan qindra bleres zvicerane para nje parfumi te thjeshte me arome portokalli dhe nje tjeter parfum me te perzier me aroma portokalli, borziloku dhe caji jeshil. Nje veshtrim ne faturat e blerjes, zbuloi nje rritje te shitjeve kur aroma e portokallit ishte ne ajer.
Nje parfum i thjeshte eshte gjithashtu nje perfitim per te mesuar. Shkencetaret u ofruan studenteve ne kushte te ndryshme parfum, ndersa punonin per zgjidhjen e ushtrimeve a problemeve ne klase. Studentet zgjidhen shume probleme ne me pak kohe kur parfumi i thjeshte ishte ne ajer, dhe arriten te zgjidhnin me pak probleme gjate se njejtes kohe kur nje parfum me aroma te perziera ishte ne ajer ose kur ne ajer nuk kishte ndonje lloj parfumi.
Autoret e studimit thone se nje arome e thjeshte eshte me e lehte per t'u perpunuar nga truri, duke e bere njeriun te perqendrohen me mire ne te menduar, ne te punuar ... apo ne berje pazari. /ikub/