Prirja per te konsumuar alkool ne menyre te tepruar brenda pak oresh duket se varet nga nje gen. Kete ka nxjerre si perfundim nje kerkim, sipas te cilit versioni mutant i genit "RASGRF2" e ben trurin mė tė ndjeshėm per sjellje te tilla, qe jane kthyer ne nje lloj mode mes te rinjve qe kerkojne te harbohen sidomos neper fundjava.
Duket se disa njerez kane nje gen qe shumefishon nivelet e nje substance kimike ne trurin qe dhuron lumturine dhe ky gen eshte i lidhur direkt me konsumin e alkoolit. Udheheqesi i kerkimit profesor Gunter Schumann, nga Instituti i Psikiatrise "King's College" ne Londer, ka shpjeguar: "Njerezit kerkojne situata qe te zhdukin ndjenjen e merzise dhe t'u beje te lumtur, prandaj nese truri ėshtė i prirur pėr tė gjetur ngushellim tek alkooli, atėhere ate do te kerkojne. Ne tani kemi arritur te kuptojmė zinxhirin e veprimit: sesi gjenet tona formėsojnė kėtė funksion nė trurin tonė dhe sesi, nga ana tjetėr, na ēojne drejt sjelljes se caktuar te njerėzve". /ikub/