Duket qe femrat jane sa me shume te gatshme te vonojne shtatzanine e tyre per te bere studimet .Nje fenomen shume i pėrhapur sidomos ne France dhe ne Angli.
Sipas nje studimi i Institut National DEtudes Demographiques i publikuar sot, mosha e shtatzanise se pare ne France dhe ne Angli ka filluar te rritet qe prej 1974.
Aryset kryesore? Studimet
Shkaku kryesore i kėtij fenomeni eshte ky, femrat preferojne te bejne studime me te gjata. Prioritet kane ndryshuar per shume veta, asnjera prej tyre nuk do te sakrifikoj karrieren per jeten ne familje. Ne angli si dhe ne France, jane femrat me te diplomuarat , ato kane pritur qe ti bejne femijet ne nje moshe me te madhe, kane shpjeguar Maire Ni Bhrolchain dhe Eva Beaujouan , dy autoret kryesore te studimit. Ato vleresojne qe femrat mundet qe tani te keni nje gjendje ekonomike me aktive , duke patur keshtu nje jete profesionale me te gjate
28 vjec, mosha kur francezet bejne femijet
Nje studim i Insee mbi lindjen e femijeve ka treguar qe ne vitet 60-70, femrat kane lindur femijen e pare rreth moshes 24 vjece , ndersa sot mosha mesatare eshte 28 vjece.
Shume femra presin te bejne nje zgjedhje ne jeten e tyre profesionale pėrpara se te formojne nje familje. Pasi te kene perfudnuar edukimin e tyre profesional, ato jane te gatshme te perballojne nje shtatzani , duke kaluar keshtu dhe moshen 40 vjece. Ne nje liber te titulluar Prinder pas moshes 40 vjec, sociologet Marc Bessin dhe Herve Levilain shpjegojne qe femrat ndihen me te forta, me te pjekura per ardhjen e nje femije ne kete moshe.
Tek yjet ky fenomen eshte pėrhapur si : Carla Bruni, Marcia Cross , Madonna kane bere femije kur ato ishin 40 vjece. /ikub/