Dueti i kengetareve me kengen Identitet do te perfaqesojne Shqiperine ne Eurovizion. Lulgjuaraj dhe Sejko moren shumicen e votave nga anetaret e jurise. Ata grumbulluan ne total 74 pike. Ne vend te dyte u rendit Anjeza Shahini me kengen Love dhe ne vend te trete kengetarja Hesi Matmuja me kengen Kush ta dha kete emer, e cila mori 48 pike. Nata finale e Festivalit te 51-te ne RTSH nisi me me shume emocione se netet e tjera, per vete faktin se ne kete nate do te dilte edhe emri qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong. Kujtojme ketu se qe nga viti 2003 fituesi i Festivalit te Kenges ne RTSH, ka perfaqesuar Shqiperine ne Eurosong. Interpretimet i linin vendin njera-tjetres, ku pjesa me madhe ishin emra te afirmuar te skenes shqiptare. Keshtu konkurrenti qe nisi garen e madhe ishte kengetari qe po ben nje karriere shume te madhe ne vendin ku edhe jeton ne Gjermani Ardian Bujupi me pas Valon Shehu, Kejsi Tola, Anjeza Shahini, Selami Kolonja, Rosela Gjylbegu, Dr.Flori & Fabi, Kejsi Tola, Vesa Luma, Adrian Lulgjuraj&Bledar Sejko etj. rrembyen duartrokitjet e spektatoreve qe kishin mbushur sallen e Pallatit te Kongreseve. Nje moment interesat ishte kur moderatori i festivalit Enkel Demi, i dhuroi nje buqete me lule zonjes Justina Aliaj e cila eshte ishte edhe anetare jurise se sivjetme, duke ju drejtuar me pyetjen se cfare ka te vecante ky festival nga Festivali i 11-te. Kengetarja e madhe ju pergjigj me shume emocion se gjithcka eshte ndryshe, duke nisur qe nga skena dhe deri tek spektatori ne salle, i cili eshte i veshur plot ngjyra.
Nata finale e Festivalit, eshte gjithmone me e vecante sepse nje pjese te mire te mbremjes e ze edhe spektakli dhe jo vetem konkurrimi. Keshtu pjesen e spektaklit e hapen dy prezantuesit e Festivalit i 11-te, i mbetur ne historine e kenges si festivali i ndaluar, Edi Luarasi e Bujar Kapexhiu. Ata sollen kujtimet e asaj kohe, te cilat per brezin e ri te konkurrenteve eshte teresisht e paimagjinueshme. Nata e trete rezervoi edhe nje kolazh me refrene ritmike, qe vinin nga ky festival, nen orkestrimin e Klodian Qafokut, por te kenduara nga me te rinjte, qe vijne nga festivali veror Hit Fest. Disa nga kenget: Nuk te them se ste kuptoj, Kur vjen pranvera, Mbremje e fundit, Kush me njeh mua, Rruga e Dibres, Dhoma 23″, Stina me e bukur, Shoqja me e mire, Mozaik tingujsh, Duart e tua, Natėn vone, Ne ekranin e televizorit, Kafe Flora. Me pas erdhen ne skene fituesit e vjetshem te Eurovizionit Ell dhe Niki nga Azerbajxhani qe performuan dy kenge ku njera prej tyre ishte edhe kenge fituese Running Scared.
Nuk kishte si ti mungonte skenes se festivali kengetarja e cila e coi Shqiperine deri ne vendin e peste ne Eurovizionin e vitit te kaluar, Rona Nishliu me kengen Suus. I ftuar i kesaj nate ishte edhe tenori me fame boterore Saimir Pirgu qe solli nje kompozim te ri te Shpetim Saracit me titullin I bekuar je. Pirgu gjate performances se tij ne skenen e Pallatit te Kongreseve u shoqerua nga violinisti Shkelzen Doli. Tenori i madh vinte ne Tirane menjehere pas nje koncerti te rendesishem nen drejtimin e dirigjentit Ricardo Mutti ne München Bayerischen Rundfunks ne datat 20 dhe 21 dhjetor, ndersa doli nga nje tjeter aktivitet me Filarmonine e Vjenes. Yllka Selita Koha Jone
Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko jane fituesit e Festivalit te 51-te ne RTSH!
LePuRuShJa- ♫ Stafi Administrues ♫
- Shteti :
Gjinia :
Antarėsimi : 11/09/2007
Nr i postimeve : 122965
Pikėt : 260987
Votat : 311
Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!
No Comment.