Shkencetaret amerikane kane gjetur provat e para te ngrohjes mbi normalen gjate muajve te veres ne hemisferen jugore dhe shqetesohen se shkrirja e akulllit si rezultat i temperaturave te larta, mund te coje ne rritjen e nivelit te detit.
Studimi i tyre eshte publikuar ne revisten 'Nature Geoscience'. Ai mbeshtetet ne te dhenat e marra nga stacioni Byrd, i ngritur nga Shtetet e Bashkuara ne mesin e viteve 50` ne qender te shtreses se akullt ne Antarktiden perendimore. Me pare ka qene e pamundur nxjerrja e konkluzioneve nga te dhenat e Byrd-it sepse nuk ishin te plota.
Por tani, per te plotesuar informacionet qe mungonin, u perdor nje model kompjuterik i atmosferes dhe nje metode numerike. rezultatet treguan rritje te temperatures vjetor me 2,4 grade celsius ne harkun kohor te viteve 1958-2010. Ky eshte sinjali me i fuqishem i ngrohjes se Tokes, thote Andree Monaghan i Insitutit Kombetar Amerikan per kerkimet atmosferike, njekohesisht bashkeautor i studimit.
Per here te pare arritem te vertetojme se ka pasur ngrohje me te madhe se normalja gjate ketij sezoni veror. rritja e temperaturave sipas eksperteve, eshte pasoje e ndryshimit te ererave dhe rrymave ne Oqeanin Paqesor, por nuk e thone dot me saktesi nese shkaktar i nje situate te tille eshte aktviteti njerezor. topchannel.