Pse e duam Riten? E duam per shume gjera dhe njera nga ato eshte se ka nje shpirt lozonjar. Beri shume aventura ne qytetin e Dubait, dhe shume prej tyre i solli tek ne nepermjet fotove qe postoi ne rrjetin e saj social. Dhe, nuk leshoi mundesine jetesore qe te zhytet nen qiellin e kaltert te ketij qyteti ekzotik, duke u leshuar si nje shqiponje me krahet e hapura, ne nje eksperience qe nuk kishte provuar asnjehere me pare. Eshte gjeja me e mire qe kam bere gjate gjithe jetes, ka thene Rita menjehere pas zbritjes ne toke, gjersa kishte adrenalinen ende ne kulm. Videoja e Rites duke kercyer me parashute nga nje lartesi prej rreth 4000 metrash eshte postuar ne Youtube dhe pamjet spektakulare te ketij skydive-i jane mbreselenese. Se bashku me Riten ka kercyer edhe e motra e saj Elena, ndersa ne toke i ka pritur vellai i vogel Doni, me kamere ne dore. Nje eksperience e tille ne Dubai, kushton diku rreth 350 euro, dhe natyrisht eshte nje cmim qe tani Rita mund ta perballoj me lehtesi. /Albavipnews/
No Comment.