BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ermonela Jaho nominohet nga “BBC Music Magazine”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    26012013

    Buzqeshje Ermonela Jaho nominohet nga “BBC Music Magazine”

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Revista britanike “BBC Music Magazine” ka lanēuar thirrjen: “Votoni pėr incizimet mė tė mira tė muzikės klasike tė vitit 2012”. Nė mesin e 21 nominimeve, ėshtė edhe DVD-ja e shfaqjes operistike “Il Trittico”, nė tė cilin sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka portretizuar personazhin e Angelicas nė pjesėn “Sour Angelica”. Pėrveē kėsaj kategorie, nė garėn e “BBC Music Magazine” pėrfshihen edhe nominimet pėr vokal, intrumental, orkestrim, vepėr korale e kamertale. Nominimet janė propozuar nga njė juri e kritikėve tė revistės, tė cilėt kanė shqyrtuar 250 incizime tė realizuara gjatė vitit 2012. “Sour Angelica, roli mė sfidues, ėshtė realizuar nė mėnyrė gjeniale nga Ermonela Jaho”, ėshtė pėrshkrimi qė juria i ka bėrė DVD-sė “Il Trittico”, e qė ėshtė publikuar nė ueb faqen e “BBC Music Magazine”. Pjesė e kastės sė artistėve janė edhe baritoni Lucio Gallo, tenori Aleksandrs Antonenko, sopranoja Eva-Maria Westbroek, tenori Alan Oke, mezosopranoja Irina Mishura. Shfaqja operistike ėshtė inskenuar nė “Royal Opera House” tė Antonio Pappanos, nėn udhėheqjen e dirigijentit Richard Jones. Sopranoja Ermonela Jaho gjatė karrierės sė saj ėshtė ngjitur nė teatro prestigjiozė, duke pėrfshirė “Metropolitan Opera” nė New York, “Opera de Marseille”, nė Paris e shumė tė tjera. Gjatė viteve tė karrierės sė saj ajo ėshtė mishėruar me role tė shumta. Ka veshur “petkun” e Anna Bolenas, Violettas, Maria Stuardas e shumė personazheve tė tjera. Nė dhjetor tė vitit 2011, ajo i ishte bashkuar Filarmonisė – Opera e Kosovės nė njė koncert bamirės, tė organizuar nga shoqata “Nėnė Tereza” me seli nė Gjermani. Nė vitin qė lamė pas, sopranoja Ermonela Jaho shkėlqeu edhe nė operėn “Manon”, njė opera prej 3 orė e 40 minuta, kėnduar nė gjuhėn frėnge.

    Ky ishte njė tjetėr bashkėpunim mes Royal Opera House, Covent Garden, Londėr; Metropolitan Opera, New York, Theatre du Capitole, Toulouse. “BBC Musis Magazinė” ėshtė revistė mujore, e cila botohet nė Britaninė e Madhe dhe i dedikohet nė radhė tė parė muzikės klasike, por edhe asaj jazz. Votimet pėr tė zgjedhur incizimet mė tė mira tė vitit, do tė pranohen deri mė datė 23 tė muajit shkurt. Linkun me thirrjen pėr tė votuar nė profilin e saj nė rrjetin social “Facebook” e ka shpėrndarė edhe Jaho. Votimi mund tė bėhet nė www.classical-music.com.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 10:30